MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/800x375-several-soldiers-killed-in-armenia-azerbaijan-border-clashes-1594635959176.jpg

Azerbajxhani dhe Armenia vazhdojnë luftimet, bota apelon për armëpushim



Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtarë për vetëpërmbajtje, Armenia dhe Azerbajxhani kanë vazhduar për të dytën ditë me radhë luftime të ashpra, për shkak të rajonit të kontestuar të Nagorno-Karabakut.

Jerevani raportohet se ka vazhduar luftimet edhe gjatë natës të së dielës, ndërkaq autoritetet në Baku kanë thënë se forcat armene kanë granatuar qytetin Tartar.

Autoritetet në Nagorno Karabak, një enklavë separatiste armene në brendi të Azerbajxhanit, thanë të hënën se 32 luftëtarë të tyre u vranë në luftimet e së dielës me forcat e Azerbajxhanit.

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë, përmes një komunikate tha se “luftimet intensive vazhduan gjatë natës”.

Ndërkaq, përmes një njoftimi për media, Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se “forcat armene kanë granatuar qytetin Tartar”, që ndodhet ngjitur me Nagorno Karabakun.

Konflikti shumëvjeçar në Kaukazin Jugor shpërtheu në luftimet më vdekjeprurëse në katër vjet, duke kërcënuar kështu përfshirjen në konflikt të fuqive rajonale: Rusisë dhe Turqisë.

Të dyja palët, në ditën e parë të luftimeve kanë përdorur helikopterë, dronë, tanke dhe artileri të rëndë.

Nagorno Karabaku përgjatë periudhave të ndryshme kohore ka përjetuar përleshje kufitare përgjatë të ashtuquajturës ‘Linjës së Kontaktit’ që i ndan forcat armene dhe azere nga zona e frontit, në konfliktin më të gjatë të Evropës.

Në korrik, në një ditë luftimesh, ku u përdorën edhe dronët dhe artileria e rëndë, u vranë 17 persona, kryesisht ushtarë të të dyja vendeve dhe një civil.

Por, dhuna që nisi të dielën, duket më shumë se vetëm një zemërim i çastit, pasi zyrtarët armenë dhe azerë e përshkruan atë si luftë, duke e akuzuar njëra-tjetrën për nisjen e ofensivës.

“Ne jemi në prag të një lufte të plotë në Kaukazin Jugor”, paralajmëroi kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, duke akuzuar Azerbajxhanin për zbatimin e një plani të parapërgatitur për agresion.

Armenia dhe Nagorno Karabaku kanë shpallur gjendje lufte dhe mobilizimin e plotë të burrave, në përgjigjeje të, siç thonë, sulmeve të Azerbajxhanit në këtë enklavë, duke përfshirë edhe kryeqytetin rajonal, Stepanakert.

Azerbajxhani që po ashtu shpalli gjendje lufte dhe shtetrrethimin, tha se kanë nisur operacionin ushtarak në përgjigjeje të granatimeve përgjatë ‘Linjës së Kontaktit’.

Zyrtarët thanë se kanë marrë kontrollin e shtatë fshatrave.

Nagorno Karabaku fillimisht e mohoi këtë lajm, por më vonë, lideri de fakto i këtij rajoni, Arayik Harutiunian, pranoi humbjen e pozicioneve afër Talish dhe në jug. Ai u zotua për rimarrjen e territoreve të humbura.

Autoritetet në Nagorno Karabak thanë se në mesin e 32 të vrarëve të dielën, dy prej tyre ishin civilë, ndërkaq më shumë se 100 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve.

Azerbajxhani ka thënë se pesë anëtarë të një familjeje u vranë nga granatimet e forcave ushtarake armene.

Pala armene thotë se i ka shkaktuar humbje të mëdha Azerbajxhanit duke përfshirë këtu shkatërrimin e dhjetëra tankeve si dhe rrëzimin e helikopterëve dhe dronëve.

Por, Azerbajxhani i hedh poshtë këto pretendime.

Ashtu si edhe në periudhat e mëhershme të dhunës, duket se të dyja palët po i ekzagjerojnë dëmet ushtarake ndaj njëra-tjetërs dhe po përfshihen në një luftë informative, me qëllim propagandën.

Të fundit

Rekord tiketash të dhëna nga policia

Policia e Kosovës ka shqiptuar 957 tiketa në 24 orët e fundit për personat që nuk i kanë respektuar masat anti-Covid 19. Ndërsa në 24 orët e fundit, 709 tiketa janë shqiptuar për shoferët

Shqiptarët më pesimistë se bota, 46% presin të jenë më keq se sot në vitin 2045

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me rastin e 7

Grenell: Marrëveshja e 4 shtatorit po implementohet

Richard Grenell, emisar special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë po konsideron se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Uashington po implementohet. Grenell

Meta: Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të sillte përfitime

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Kosova është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Meta, përmes një postimi në “Facebook”, me rastin e 75 vjeto

Raka: Valën e dytë e kemi kaluar në gusht

Rritja e rasteve të koronavirusit në Kosovë nuk duhet të përbëjë shqetësim, meqë rritja e lehtë e të infektuarve ka dalur si rezultat i rritjes së testimeve në baza ditore, thotë mikrobi

Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor dhe i drejtohet ‘Venecias’

Ashtu siç ishte e pritshme, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor. Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se

Info Tjera