MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Basha30qershor-847x477-1.jpg

Basha: Ahtisari ishte kompromisi që ka bërë Kosova



Gjatë javës që lamë pas, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një deklaratë nga Beogradi që ka ngritur reagime të shumta në vend.

Lajçak ka thënë se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që dy shtetet të dakordohen edhe për Asociacionin, duke shtuar se e njëjta nuk është Bibël të mos ndryshohet.

Për këtë kërkesë të Lajçak është pyetur në emisionin e mëngjesit në ABC News, e që është transmetuar drejtpërdrejtë edhe në T7, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“E para unë nuk jam këtu për t’i dhënë mend qeveritarëve të Kosovës. Unë nuk jam thjesht kryetar i opozitës, por edhe kryeministër i ardhshëm, dua të deklaroj këtë, që aksi i politikës rajonale të Tiranës duhet të korrigjohet me shpejtësi. Politika jonë do të jetë në mbështetje të plotë”, thotë ai, teksa pyetet për kërkesën e Lajçak.

Ai shton se pakoja e Ahtisarit ka qenë kompromisi kombëtar që ka bërë Kosova në raport me Serbinë.

“Personalisht kam deklaruar se paketa e Ahtisarit shtë kompromis kombëtar dhe është kompromisi më i madh i arrirë, përpjekjet tjera nuk e ndihmojnë Kosovën-Serbinë dhe integrimin evropian. Hapi i parë edhe më i rëndësishëm është njohja reciproke, kryeministri Hoti ka mbështetjen time të plotë, çdo hap që cenon integritetin apo sovranitetin e Kosovës e qon të gjithë rajonin prapa dhe shkatërron vite të investimit amerikan në Ballkan”, ka thënë ai

Të fundit

Mbi 500 raste të reja dhe 11 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.219 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve

KE kritika Kosovës, nuk jep shpresë për liberalizimin e vizave

Këshilli i Bashkimit Evropian edhe këtë vit do të miratojë konkluzat për procesin e zgjerimit dhe procesin e stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes së cilave do të bëj

Pendarovski: Pak shanse për çeljen e shpejtë të negociatave me BE

Përpjekjet e Bullgarisë për të sjellë në tryezën e negociatave çështjen e identitetit po bllokojnë aktualisht përpjekjet e Maqedonisë së Veriut që të hapë këtë dhjetor negociatat e a

Zgjedhjet në Podujevë dhe në veri të Mitrovicës, ky është reagimi i Zyrës së BE-së

Mbajtjen e zgjedhjeve në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19 e ka vlerësuar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,

Rikonfirmohet fitorja e Biden në Uiskonsin

Uiskonsi përfundoi rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale të dielën, duke konfirmuar fitoren e demokratit Joe Biden ndaj presidentit Donald Trump në një nga shtetet vendimtare. Presid

16 të vdekur dhe 626 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëar i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të

Info Tjera