MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/coronavirus-vaccine-bottles.jpg

BE planifikon të blejë 500 mijë doza të ilaçit remdesivir



Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian njoftoi të enjten se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike “Gilead” për të blerë 500,000 doza trajtimi të remdesivirit, një ilaç antiviral që është treguar të jetë efektiv në trajtimin e simptomave të Covid-19.

Komisioni Evropian, i cili ka mbikëqyrur blerjet e përbashkëta të vaksinave për bllokun evropian, tha se kishte 37 nënshkrues të marrëveshjes, duke përfshirë të gjitha vendet e BE-së, gjashtë vende kandidate ose që synojnë të bëhen anëtarë të BE-së nga Ballkani, Britania dhe vendet e tjera të Zonës Ekonomike Evropiane, përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë.

Asnjë ilaç trajtimi nuk ka qenë në gjendje të parandalojë sëmundjen serioze pas infeksionit me koronavirus, por ilaçi antiviral, i njohur gjithashtu me emrin e tij komercial “Veklury”, ka ndihmuar disa pacientë të infektuar me Covid-19 të shërohen më shpejt.

Remdesivir është një nga ilaçet që po përdoren për të trajtuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i cili doli pozitiv pas testit që bëri për koronavirusin javën e kaluar.

Remdesivir u miratua si një ilaç për trajtimin e pacientëve me Covid-19 nga Komisioni Evropian në korrik.

Ka njoftime për mungesa të ilaçit mes vendeve anëtare të BE-së sepse shumë vende në rajon kanë parë një rritje të rasteve me Covid-19 në javët e fundit.

Kompania e ilaçeve tha se marrëveshja do të lejonte vendet të blinin ilaçin për përdorim të menjëhershëm dhe nevojat e rezervimit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Stefan De Keersmaecker tha të enjten gjatë një konference shtypi se një vaksinë kundër koronavirusit që po testohet nga prodhuesit e ilaçeve “Johnson& Johnson” është në fazën e tretë të provave klinike.

Zëdhënësi Keersmaecker tha se Komisioni Evropian ka kontraktuar kompaninë farmaceutike për të lejuar anëtarët e BE-së të blejnë doza të mjaftueshme vaksine, nëse ajo do të ishte e efektshme, për të trajtuar 200 milionë njerëz, me opsionin e blerjes së 200 milionë dozave shtesë.

Të fundit

Qeveria nis zbatimin e marrëveshjeve të Uashingtonit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se Qeveria e Kosovës është duke i bërë hapat e nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit. Në një njoftim në FCB, Hoti ka njo

118 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Zemaj shpalos detaje për shtrëngim të masave në dy faza ditore

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar shtrëngim të masave pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19. Ai tha se këto masa do të jenë në dy faza ditore duke përfshirë e

Basha: Ahtisari ishte kompromisi që ka bërë Kosova

Gjatë javës që lamë pas, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një deklaratë nga Beogradi që ka ngritur reagime të shumta në vend. Lajçak ka thënë se Ko

Kryeministrja që me thjeshtësinë e saj ka fituar simpatinë e botës

Shumë në botë e kanë zili Zelandën e Re që kanë Jacinda Ardern si kryeministre dhe dëshirojnë një person të tillë në krye të vendit të tyre. Ardern doli në skenën globale në vitin 20

Zemaj: Mbyllja është opsioni i fundit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk e përjashton krejtësisht mbylljen në rast se rriten numrat e të infektuarve me COVID-19. Por, thotë se është opsioni i fundit megjithëse mbylljen

Info Tjera