MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Coronavirus_vaccine.jpg

BE rezervon 200 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19



Komisioni Europian njoftoi sot se kishte arritur një marrëveshje paraprake për marrjen e 200 milionë dozave të një vaksine potenciale kundër koronavirusit, të zhvilluar nga aleatët gjermano-amerikan ”Biontech/Pfizer”, me mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza shtesë, marrëveshja e gjashtë e këtij lloji e arritur nga BE.

Diskutimet e fundit me “Biontech-Pfizer” shënojnë një progres të mëtejshëm për zhvillimin e ofertës tonë solide dhe për diversifikimin e vaksinës potenciale”, theksoi komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides në një deklaratë.

“Ne jemi optimistë për faktin se njëra prej tyre do të provojë të jetë një vaksinë e sigurt dhe efektive kundër COVID-19 për të na ndihmuar të mposhtim këtë pandemi,” nënvizoi ajo.

Gjermani “Biontech” dhe laboratori amerikan “Pfizer” kanë zhvilluar këtë projekt vaksine për disa muaj, i cili hyri në fund të korrikut në një fazë të provave klinike në shkallë të gjerë.

Në fillim të korrikut, ata kishin raportuar rezultate paraprake pozitive, pasi e kishin testuar në 45 persona.

SHBA-ja njoftoi më 22 korrik pagesën prej 1,95 miliardë dollarë për të marrë 100 milionë doza të vaksinës potenciale “Biontech/Pfizer”.

Japonia gjithashtu ka arritur një marrëveshje me dy kompanitë për të siguruar 120 milionë doza.

Të fundit

Grenell me mesazh për komunitetin shqiptar në Amerikë

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u është drejtuar shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi duke i inkurajuar që ta pran

Shefi i diplomacisë gjermane: Dialogu nuk ka alternativë tjetër përveç marrëveshjes gjithëpërfshirëse

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, ka thënë se për Kosovën dhe Serbinë nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut dhe marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Shefi i diplo

Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm para Speciales

Ish pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, është deklaruar sot i pafajshëm për akuzat për krime lufte para Gjykatës në Hagë. Gjatë seancës së sotme, Mustafa, e quajti Gjykatën Speciale si s

Rekord rastesh të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Delegacionet diskutojnë për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe pronën

Nesër në Bruksel flasim për financat dhe çështjen e pronave Zyra për media e kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se nesër në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të diskutohet

Selimi: Kosova rrezikon t’i humb 300 milionë euro në arbitrazh

Kosova nuk e ka humbur asnjë rast në arbitrazh, por që rrezikohet që të humb 300 milionë euro. Së fundmi janë fituar dy raste, derisa gjatë këtij viti i janë mbrojtur vendit mbi 10 milionë

Info Tjera