MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/kuvend-shqiperi-780x439-1.jpg

Brukseli zyrtar: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për anëtarësim, zgjedhjet test



Rikonfirmimi erdhi sërish nga dy përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian, Joseph Borrell dhe Oliver Varhely pas përfundimit të takimi të radhës të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.

“Nuk ka ende një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. E kemi diskutuar këtë çështje dhe kemi shprehur dëshirën tonë që kjo konferencë ndërqeveritare të ndodh sa më parë të jetë e mundur”, u shpreh Joseph Borrell.

“Sot ne kemi diskutuar ecurinë e Shqipërisë dhe gjetja jonë është që Shqipëria i ka përmbushur kushtet”, tha Varhely.

Pavarësisht lëvdatave, vendi ka një sfidë përpara që të bindë edhe vendet skeptike, zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ku thirrja e Brukselit ishte e njëjtë me atë të amerikanëve.

“Ne theksojmë nevojën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Kjo është kyçe që të tregojë që vendi dëshiron vërtetë ta luftojë korrupsionin”, u shpreh Borrell.

Kritikat ndaj Brukselit që përsërit prej muajsh për shpërndarjen e vaksinave antiCOVID, kryeministri Edi Rama, ia tha në sy edhe zyrtarë të lartë të BE-së.

“Ne e vlerësojmë përpjekjen e komisionarit për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave”, u shpreh kryeministri Rama.

Këtë herë vërejtjet shqiptare duket se nuk ranë në vesh të shurdhët. “Natyrisht nuk kemi harruar dhe nuk po harrojmë Ballkanin Perëndimor. Ne po punojmë shumë ditë e natë që të arrimë t’i marrim këto vaksina dhe t’i çojmë në këto rajone”, tha Varhely, raporton A2.

Gjatë konferencës, Edi Rama shprehu nën rreshta frikën se çështjet e pazgjidhura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të mbajnë peng edhe Shqipërinë.

“Kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe për veçimin e tyre tanimë anasjelltas, shpresoj që kjo mos të ndodhë dhe të ecim bashkë në këtë drejtim. Megjithatë u tmerrova nga sekonda i parë që kuptova që kishin nisur diskutimet me bazë identiteti midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë sepse është diskutimi më i keq i mundshëm që mund të zhvillohet në një kohë kur kërkohet konsensus nga të gjithë anëtarët e BE”, tha Rama.

Në përfundim të takimit palët dolën me një deklaratë të përbashkët ku vlerësuan arritjet në fushën e zbatimit të ligjit dhe rëndësinë dhe ngritjen e institucioneve të drejtësisë.

Të fundit

Përfundon epoka e Angela Merkel

Mbas 16 vjetësh në krye të qeverisë gjermane, Angela Merkel, ndahet me një ceremoni të madhe ushtarake.  Në këto 16 vjet të drejtimit të qeverisë Merkel kishte kaluar shumë kriza, prandaj

Kurti për herë të dytë brenda dy javësh në telefon me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Kryeministri Kurti në bisedën telef

Sa mijë dollarë fitojnë në minutë kompanitë që prodhojnë vaksina anti-Covid

Kompanitë Pfizer, BioNTech dhe Moderna po bëjnë gjithsej 65,000 dollarë në minutë falë vaksinave të tyre kundër Covid-19, sipas një raporti të Aleancës së Vaksinave Popullore, e cila prom

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot në Bruksel. Sipas Bashkimit Evropian, në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Info Tjera