MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/pt-1-800x450-1.jpg

Certifikata dixhitale për të vaksinuarit ose shëruarit nga Covid-19



Komisioni Evropian ka zbuluar “certifikatën dixhitale jeshile” që lejon qytetarët e Be të cilët janë vaksinuar, kanë rezultuar negativ ose kanë kaluar Covid-19, të udhëtojnë lirshëm këtë verë.

Plani lejon gjithashtu shtetet jugore si Spanja, Greqia dhe Portugalia, ekonomia e të cilëve mbështetet në turizëm, të bëjnë marrëveshje bilaterale me shtetet jo-anëtare të BE, duke përfshirë Britaninë.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë shtetet anëtare të rikthejnë lëvizjen e lirë, në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme,” u shpreh presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen.

Dokumenti dixhital, i cili përfshin një kod QR dhe mund të mbahet në telefonin mobil, nuk quhet “pasaportë vaksinimi”.

Certifikata do të thotë thjesht që udhëtarët nuk do të kenë nevojë të karantinohen.

Certifikata është e disponueshme për të gjithë qytetarët të cilët mund të vërtetojnë që ose janë vaksinuar kundër Covid-19, janë testuar negativ, ose zotërojnë antitrupa pasi janë shëruar nga virusi.

Kjo certifikatë dixhitale vjen pas shumë përpjekjesh për muaj me radhë, për sjelljen e një sistemi të përbashkët, të përdorur gjerësisht në Evropë, me qëllim lehtësimin e lëvizjes brenda BE.

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera