MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/kqzzzzZ-1.png

Certifikohen zgjedhjet



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti.

Nga tani i hapet rrugë thirrjes së seancës për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, që duhet të bëhet nga ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës.

Nga rezultati përfundimtar i certifikuar sot në KQZ, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve më 50.28% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës më 17.09%, Lidhja Demokratike e Kosovës 12.73%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.12%, Lista Serbe 5.09%.

Ndërsa Ujedinjena Zajednica-Adriana Hoxhiq ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës me rezultat 0.25%.

Ky vendim i KQZ vjen pas konfirmimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe të Gjykatës Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera