MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/baiden.jpg

Çfarë tha Biden në konferencën e parë



Gazetarët të enjten i kanë bërë pyetje presidentit amerikan, Joe Biden, për një mori çështjesh kur dha konferencën e tij të parë për shtyp që nga marrja e detyrës.

Sipas mediave të huaja, atij iu bënë pyetje mbi çështje që variojnë që nga imigracioni, politika e jashtme, si dhe planet e tij për zgjedhjet e vitit 2024.

Ai gjithashtu dha azhurnime mbi përgjigjen e administratës së tij ndaj krizës së shkaktuar nga COVID-19, shpërndarjen e vaksinave dhe ekonominë.

Ndryshe, deri të enjten, Biden kishte ndërvepruar kryesisht me mediat duke bërë intervista për lajmet dhe shkurtimisht duke iu përgjigjur pyetjeve pas paraqitjeve publike.

Këtu janë disa nga çështjet kryesore për nga konferenca e parë e shtypit e Biden:

Biden planifikon të kandidojë përsëri në vitin 2024

Presidenti njoftoi se ai pret të kandidojë përsëri në vitin 2024, bashkë me zëvendëspresidenten Kamala Harris.

“Përgjigja është po, plani im është të kandidoj për rizgjedhje. Kjo është pritja ime”, tha Biden, përpara se të shtonte se nuk mund ta dijë me siguri. “Unë jam një respektues i shkëlqyeshëm i fatit”.

Biden rrit numrin e synuar të vaksinimit në 100 ditët e para

Në fillim të konferencës, Biden vendosi një qëllim të ri të Shteteve të Bashkuara duke thënë që pritet të administrojnë 200 milionë doza vaksinash COVID-19 deri në ditën e tij të 100-të në detyrë,përcjell Telegrafi.

Fillimisht, presidenti planifikoi që vendi të arrinte 100 milionë vaksina brenda këtij harku kohor, por vendi e tejkaloi atë moment të rëndësishëm javën e kaluar.

Ndryshe, SHBA ka administruar mbi 133 milionë doza vaksinash deri të enjten, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Afërsisht 2.5 milion doza administrohen në ditë, njoftoi The New York Times.

Dhe me këtë ritëm, Biden është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e tij të ri deri më 30 prill, ditën e 100-të të tij në detyrë.

Biden reagon ndaj rritjes së migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë

Presidenti u përball me disa pyetje rreth rritjes së fundit të numrit të fëmijëve të pashoqëruar në kufirin jugor.

Ai pretendoi se rritja nuk është për shkak se ai mund të konsiderohet më mikpritës për emigrantët sesa ish-Presidenti Donald Trump, por për shkak të motit.

Biden fajësoi gjithashtu politikat e ashpra të imigracionit të imponuara nga Trump dhe kushtet e tmerrshme të jetesës në vendet e origjinës nga të cilët njerëzit po ikin.

“Më pëlqen të mendoj se është sepse unë jam një djalë i mirë, por nuk është kështu, ka ndodhur çdo vit”, ka thënë Biden.

Biden tha se ai ‘nuk mund të shoh’ që trupat amerikane të jenë në Afganistan vitin e ardhshëm

Gazetarët i bënë presion presidentit rreth asaj nëse administrata do të përmbushte afatin e 1 majit që Biden kishte vendosur si një kandidat për të tërhequr trupat e SHBA-së nga Afganistani.

“Ne do të largohemi”, tha Biden. “Çështja mbetëm vetme se kur do të largohemi”.

Ndërsa i pyetur nëse ai priste që trupat amerikane të ishin në Afganistan vitin e ardhshëm, ai tha, “Unë nuk mund ta imagjinoj këtë”.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera