MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/qeveri-2.jpg

Çfarë vendimesh mori qeveria



Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 45-tën me radhë, ku ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në mbledhjen e sotme, vendimi i parë i miratuar ishte për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për vazhdimin e mandatit të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik. Me ndryshimet e aprovuara, në bazë të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vend të Artan Abrashit, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, emërohet Donika Kadaj Bujupi, ndërsa sipas propozimit të Shoqatës së Juristëve, përfaqësues nga Shoqatat e Juristëve emërohet Mazllum Baraliu.

Në vazhdim të mbledhjes është miratuar vendimi sipas të cilit Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet që Kuvendit, në pajtim me procedurat, t’i procedojë kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e anëtarëve jo ekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Me vendimin e aprovuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, janë aprovuar kriteret për financim të projekteve të komunave nga programi “Për pajisje të teknologjisë informative, avancimi i sistemeve dhe mirëmbajtja”.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga ndërtimi i Rrugës regjionale Osojan-Rakosh në Komunën e Istogut.

Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërkombëtare për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në tatimin në të hyra dhe kapital, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar është miratuar Koncept dokumenti për përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë. Ky Koncept dokument adreson çështjet e mosrregullimit të mjaftueshëm të bazës ligjore të fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë. Sipas tij, duhet definuar përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë, mbulueshmëria e punëtorëve pa kontrata të punës në rastet e aksidenteve në punë, rregullimi i përgjegjësive dhe obligimeve në rastet e sëmundjeve profesionale me mekanizmat mbikëqyrës, si dhe hartimin dhe raportimin e aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale në punë.

Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria, znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Pushtetit Lokal, për interes të institucionit, transferohet për gjashtë (6) muaj në pozitën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky transferim bëhet me qëllim të kryerjes së të gjitha detyrave dhe përgjegjësive në bazë të legjislacionit në fuqi, brenda mandatit të saj.

Kabineti qeveritar është informuar me Raportin mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit gjatë periudhës korrik-shtator 2020. Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së është dokument ligjërisht i detyrueshëm për të gjitha organet e administratës shtetërore për zbatimin e masave afatshkurtra nën përgjegjësitë e tyre. Qeveria si mekanizëm qendror kombëtar, përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të MSA-së e mbikëqyrë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Gjetjet tregojnë se gjatë tremujorit të tretë 2020, Programi është zbatuar në nivel të 35,59 për qind; 21 nga 59 masat e planifikuara për këtë tremujor janë zbatuar plotësisht, ndërsa 64.41 për qind, 38 masa, akoma nuk janë zbatuar plotësisht. Deri në fund të tremujorit të tretë 2020, Programi është zbatuar në shkallën prej 19.07 për qind ose 37 nga 194 masat e planifikuara janë zbatuar plotësisht, ndërsa 80.93 për qind e tyre (157) akoma nuk janë zbatuar plotësisht. Nga 37 masat e zbatuara, 16 janë zbatuar para afatit të paraparë.

Qeveria është informuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë edhe me zbatimin e Ligjit për Investime Strategjike. Nga muaji shkurt i vitit 2018 deri në muajin nëntor 2020, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë pranuar 35 kërkesa për statusin e investitorit strategjik. Prej tyre 21 aplikime janë në fushën e sektorit energjetik, 7 në fushën e turizmit, 1 në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit, 1 në sektorin e shëndetësisë dhe 5 në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit.

Në informatën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë vlerësohet se procesi i zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike është një proces kompleks dhe kërkon angazhim, seriozitet dhe përkushtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim që të akomodojë secilin aplikim për statusin e investitorit strategjik potencial në Republikën e Kosovës.

Të fundit

Cramon: Si të përgatitet Kosova për zgjedhjet e parakohshme në mes të pandemisë

Më 14 shkurt Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që formimi i qeverisë së qershorit 2020 ishte antikushtetues. Që nga zgjedhjet e fundit t

Donald Trumpit do i ndalohet të mbajë poste të larta në administratën amerikane?

Disa ligjvënës amerikanë kanë thënë se presidenti Donald Trump duhet të skualifikohet nga mbajtja e një posti politik sërish, pas fajësimit të tij të mërkurën për nxitjen e një turme q

U fajësua për herë të dytë, si do të bëhet gjykimi i Trumpit për “pushtimin” e Kongresit?

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan  votoi pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, pasi e fajësojnë për nxitjen e protestuesve që u futën në datë 6 janar

Nesër reshje të dobëta bore, në fundjavë acari siberik përfshin Kosovën

Ditëve në vijim moti do të jetë më ftohtë në vendin tonë.  Siç njofton Prishtinaweather, të enjten do të ketë reshje të dobëta bore, ndërkaq në fundjavë acari siberik përfshin edhe

KQZ: 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën, më 14 shkurt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vend ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të zhvillohen me 14 shkurt.  Në zgjedhjet e përgjithshme do të jenë

Lajçak zbulon datën e takimit mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit,

Info Tjera