MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/eu.jpg

Cilat janë kërkesat e BE-së ndaj Kosovës?



Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, ka thënë të premten se Bashkimi Evropian do të dëshironte të shihte më shumë dinamikë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga blloku evropian në Bruksel.

Ai i ka bërë këto deklarata në Forumin e Tretë Ekonomik, që është mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ky forum është organizuar përmes video-lidhjes, për shkak të krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Ai ka thënë se, si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën, është thelbësore që të shfrytëzohet mundësia aktuale për të bërë përparim në dialog.

“Ky proces duhet të vazhdojë sapo të formohen institucionet në Kosovë,” ka deklaruar ai.

Sipas Varhelyit, BE-ja pret bashkëpunimin me Qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të formohet pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti, të cilat i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

“Shpresojmë të shohim një stabilitet më të madh politik në periudhën e ardhshme, në mënyrë që Kosova të përshpejtojë procesin e reformës, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe zhvillimin socio-ekonomik,” ka thënë mes tjerash ai.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, Varhelyi ka thënë se beson që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për heqje të vizave.

“Sidoqoftë, jo të gjitha vendet anëtare janë të bindura për këtë. Prandaj, ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës të kontaktojnë ato vende për ta rregulluar këtë gjë”.

Në nivel të Ballkanit Perëndimor, Varhely ka thënë në një panel të quajtur “Premtime të Vonuara” se Bashkimi Evropian është zotuar se gjithë ky rajon do të jetë pjesë e bllokut evropian dhe se po punohet për ta përmbushur këtë gjë.

Pjesë e panelit kanë qenë edhe zyrtarë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.

“Reformat shpesh kanë qenë të ngadalshme, kjo është arsyeja pse disa vende të BE-së kanë vënë në dyshim thelbin e të gjithë procesit, dhe për këtë arsye nuk kanë rënë dakord ta shpejtojnë atë. Nga ana tjetër, shumë shpesh Bashkimi Evropian nuk ka arritur të japë përgjigje unanime pozitive kur partnerët tanë të kenë sukses, të zbatojnë reformat e premtuara”, ka deklaruar ai.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, ka thënë se prioritet aktual i Brukselit është që të sigurojë vaksina për rajonin e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt që është e mundur.

“Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet e ndihmës. Po përdorim 70 milionë euro ndihmë, një masë që kemi miratuar në dhjetor për këto qëllime. Rajoni do të marrë një sasi të madhe të vaksinave përmes iniciativës COVAX, në të cilën BE është një nga më të mëdhatë, ndërkohë ne mbështesim rajonin për t’u përgatitur për procesin e vaksinimit, ka deklaruar ai.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera