MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/biden-3.jpg

Cilat janë kërkesat e Joe Biden ndaj Evropës



Presidenti amerikan Joe Biden tha se i kishte sugjeruar Kryeministrit britanik Boris Johnson në një telefonatë të premten që vendet demokratike të krijojnë një plan infrastrukture si baraspeshë ndaj nismës kineze Rrugë e Unaza.

“I sugjerova se duhet të kemi një nismë, me pjesëmarrjen e shteteve demokratike, që të ndihmojmë komunitete në mbarë botën që kanë nevojë reale për ndihmë,” tha presidenti.

Nisma e Kinës, Rrugë e Unaza, është një plan për zhvillime infrastrukturore me vlerë prej disa trilionë dollarësh i filluar në 2013 nga Presidenti Xi Jinping me nisma për zhvillim e investime nga Azia Lindore në Evropë.

Projekti kinez, në përfundim të tij do të zgjeronte ndjeshëm ndikimin politik e ekonomik të Pekinit, duke zgjuar shqetësime në Perëndim.

Komentet e zotit Biden pasojnë deklaratat e tij të enjten se nuk do të lejojë që Kina t’ia kalojë Shteteve të Bashkuara si vendi më i fuqishëm në botë, duke u zotuar të investojë intensivisht që të garantojë se Amerika del me sukses në rivalitetin mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Presidenti amerikan ka në plan të prezantojë një nismë prej disa trilionë dollarësh për të modernizuar infrastrukturën amerikane. Ai tha të enjten se këto plane do të garantojnë shtimin e investimeve amerikane në teknologji të reja premtuese, si fizika kuantike, inteligjenca artificiale dhe bioteknologjia.

Megjithëse ka shprehur shqetësime dhe po përpiqet të nxisë investime të sektorit privat në projekte globale që konkurrojnë me nismat e Kinës në infrastrukturë, Uashingtoni nuk ka arritur të bindë vende të tjera të refuzojnë propozimet kineze përmes nismës për Rrugë e Unaza.

Mbi 100 vende kanë nënshkruar kontrata me Kinën për të bashkëpunuar në projekte infrastrukture si linja hekurudhore, porte, rrugë dhe objekte të tjera. Sipas një indeksi nga firma e të dhënave ekonomike Refinitiv, deri në mes të vitit të kaluar, ishin identifikuar mbi 2,600 projekte me vlerë 3.7 trilionë dollarë që kishin lidhje me këtë plan kinez.

Por Kina thotë se rreth 20% e projekteve të saj “janë ndikuar seriozisht” nga pandemia.

Projektet kineze janë kritikuar edhe nga disa vende që thonë se janë të kushtueshme dhe të panevojshme. Pekini ka reduktuar disa plane, pasi disa vende kërkuan rishikim, anulim apo reduktim në kontrata duke ngritur shqetësime për korrupsion, koston e lartë dhe dëmin ndaj sovranitetit.

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera