MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/haki-650x358-1.jpg

Çka dihet për arrestimin e kryetarit të Istogut, flasin policia, prokuroria dhe avokati



Kryetari i Istogut, Haki Rugova, dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj komune janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Për arrestimin e këtyre zyrtarëve janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Prokurorja kujdestare atje, Valbona Dishaj-Haxhosaj, ka thënë se ata janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit.

“Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit” ka thënë Dishaj-Haxhosaj.

Ndërkohë, për avokatin Besnik Berisha, shoqërimi dhe ndalimi në polici i Rugovës është tërësisht i kundërligjshëm.

“Nga ajo që kam perceptuar gjatë intervistimit dhe provat e ofruara nga hetuesit policorë, jam absolutisht i bindur se zoti Rugova nuk ka bërë asnjë krim, përkundrazi ka respektuar në përpikëri ligjet për vetëqeverisje lokale, statutin e Komunës dhe ligjet e tjera në fuqi”, tha Berisha.

Berisha ka thënë se Rugova akuzohet për katër vepra penale, për të cilat ai shprehet i bindur se është i pafajshëm. Bëhet fjalë për katër vendime të Asamblesë Komunale për dhënien në shfrytëzim të disa parcelave për gurthyes.

“Veprat për të cilat akuzohet kryetari kanë të bëjnë me katër vendime të Asamblesë Komunale për dhënien e disa parcelave për gurthyes”, është shprehur Berisha.

Tutje, ai tregoi se kontratat e tilla janë nënshkruar nga nënkryetari i komunës, gjë që sipas tij, është shmangur konflikti i interesit me kompaninë përfituese.

“Normalisht Rugova nuk ka nënshkruar. Por, e ka dërguar kompetencën e tij te nënkryetari i Komunës. Është shmangur konflikti i interesit”, ka thënë Berisha.

“Kontratat e tjera që janë nënshkruar nga nënkryetari i përputhen vendimit të Asamblesë Komunale. Ajo ka votuar dhe vlerësuar në interes të dhënies në shfrytëzim të asaj zone”, tha Berisha.

Rugova dyshohet se i krijoj favore kompanisë së vëllait të tij 

Për të dytën herë kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, do të përballet me drejtësinë, për dyshimet se në cilësinë e kryetarit të komunës i ka krijuar favore të mëdha financiare kompanisë “Ma Con”, pronë e vëllait të tij.

Siç ka mësuar KOHA, arrestimi i Rugovës së bashku me ish-nënkryetarin e Komunës, Lulzim Blakaj, e një zyrtar tjetër të Komunës, Faton Bujupi, lidhet me dhënien e disa parcelave të Komunës për shfrytëzim nga kompania “Ma Con”, të cilat janë shfrytëzuar për gurëthyes.

KOHA ka mësuar se dhënia e dy parcelave të komunave në shfrytëzim për këtë kompani është bërë dy vjet më parë. Në vitin 2018, nënkryetar i Komunës ishte Lulzim Blakaj.

Të fundit

Pse u shua task-forca kundër korrupsionit, sipas shoqërisë civile

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën mbrëma, ka votuar për të shuar Departamentin Special Antikorrupsion, i cili funksiononte në kuadër të Prokurorisë Speciale. Për shuarjen

Një i vdekur dhe 130 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Hoti i përgjigjet Lajçakut: Nuk do të preket karakteri unitar i Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special për dialog, Mirosllav Lajçak, ku tha se Kosova edhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime Kushtetuese për të vënën në funksion Aso

Shqipëria dhe Greqia i drejtohen Hagës për çështjen e detit

Greqia dhe Shqipëria bien dakord. Çështja e detit do të zgjidhet nga një palë e tretë, që do jetë Gjykata Ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm grek Nikods Dendias ishte sot në Tiranë në ku

Caktohet data e zgjedhjeve për dy komunat pa kryetar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut

4 shtete hyjnë në listën që u kërkohet testi PCR për të hyrë në Kosovë

Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni, i janë bashkuar listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ. Deri tash, pjesë e kësaj

Info Tjera