MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/qendra-e-numerimit-1.jpg

Çka po ndodh me votat e diasporës?



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar deri më tani 11,840 zarfe me fletëvotime nga diaspora të cilat kanë ardhur me postë.

Sipas arsyeve që ka dhënë ky institucion dy kategoritë më të refuzuara të këtyre zarfeve janë persona të cilët kanë dërguar fletëvotime pa qenë pjesë e listës votuese jashtë Kosovës. Bëhet fjalë për 8,914 raste gjithsej, raporton Ekonomia Online.

Nga 11,840 KQZ-ja ka refuzuar 5,078 zarfe të dërguara nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe 3,836 të tjera të dërguara nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore.

Nëse shprehen në përqindje atëherë del se 75.28% e votave të refuzuara u takojnë këtyre dy kategorive.

Sipas KQZ-së arsyet tjera të refuzimit kanë të bëjnë me votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë (908), votues të paidentifikuar – votim grupor (1,551) dhe zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim; 908 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë (467).

Të fundit

Tayna: Njerëzit po shokohen kur po iu tregoj se jam duke agjëruar

Reperja e njohur, Tayna, ua ka uruar së fundmi të gjithë ndjekësve të saj Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Në të njëjtën kohë, ajo duket se është duke agjëruar përgjatë muajit të madh

Gjithçka që duhet të dini para se të merrni vaksinën Pfizer

Mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit pritet të arrijnë në Kosovë deri në fund të qershorit. Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka

Emra të rinj, qëndrime të vjetra – Raport për Kosovën në OKB

Takimet informuese të Këshillit të Sigurimit për Kosovën mblidhen në bazë të rezolutës 1244 të vitit 1999. Sipas saj, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duhet të informojë rregullisht a

Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19

98 mijë e 835 persona janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me këtë virus. Shkak i infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë v

Qeveria ndanë 60 milionë euro për blerjen e vaksinave

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin

12 të vdekur dhe mbi 1 mijë të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Info Tjera