MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/MAP_WashingtonDC_White-House_7344638-e1598098032515.jpg

Çka pritet të ndodh më 4 shtator në Uashington?



Pas lajmit se presidenti Trump mund të jetë pjesë e takimit të Washingtonit, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se gjithçka është e kryer.

Sipas tij në Washngton po shkohet vetëm për nënshkrim të marëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkojnë për me e nënshkru marrëveshjen, është e kryer”, tha ai për Blic.

Gjatë ditës së djeshme u tha se takimi i 2 shtatorit mund të shtyhet dhe se pjesë e tij mund të jetë edhe Presidenti Trump.

Besohet se takimi do të mbahet me 4 shtator.

Nga ana tjetër, në një vijë me ish ministrin e Punëve të jashtme ka qenë vetë njëri nga pjesëmarrësit e takimit në Vashington Presidenti serb Vuçiç.

Ai ka konfirmuar sot se takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë ka gjasa që të shtyhet për datën 3 apo 4 shtator pasi që siç ka thënë ai ka indikacione që në rast se do të ndodh diçka e rëndësishme në takim atëherë edhe presidenti i SHBA’së, Donald Trump, do të futet brenda në takim.

“Negociatat do të jenë për të gjitha çështjet për normalizim, por jo për njohje, janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Brukselit, por kjo do të jetë krejt diçka tjetër”, ka thënë Vuçiq për Tv Prva.

Derisa nga Kosova nuk kanë ndonjë informatë nëse është shtyrë takimi i paraparë për 2 shtator.

Deri tani s’kanë folur as zyrtarë nga Washington

Të fundit

Katër shqiptarë Ministra të Jashtëm në Ballkan

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi. Ministra të Jashtëm shqiptarë në sht

Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi në Jon

Greqia vijon të besojë se zgjerimi i ujërave të saj territoriale në Detin Jon me 12 milje është e drejtë se saj ekskluzive dhe jo subjekt miratimi nga ndonjë palët e tretë. Ministri i Jasht

OBSH: COVID-19 do të vazhdojë të përhapet për një kohë të gjatë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pandemia do të vazhdojë të përhapet nëpër botë për një kohë shumë të gjatë teksa krejt energjia do të mbetet e përqendruar

BBC raporton për operacionin e policisë së Kosovës në Karaçevë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, kundër kazinove dhe krimit të organizuar. Me këtë rast ka raportuar edhe med

63 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmim

Kurz kërkon zbatimin e gjitha marrëveshjeve

Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka vlerësuar lartë marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa i ka përgëzuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për gatishmërinë e bashkëpunimit, nga i cili sipas

Info Tjera