MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/valdete-daka-2.jpg

Daka kërkon afat maksimal për zgjedhje, thotë se organizimi i tyre do të jetë sfidë



Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka ka kërkuar që të shfrytëzohet afati maksimal kushtetues për shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare, në mënyrë që ato të organizohen në mënyrë sa të suksesshme, derisa organizimin e tyre e ka quajtur si shumë sfiduese.

Daka tha se institucionet që bëjnë shpalljen e zgjedhjeve duhet ta kenë parasysh se tashmë janë festat e fundvitit dhe të gjitha institucionet do ta kenë pushim.

“Pas situatës së krijuar pas aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, ne jemi të vetëdijshëm që zgjedhjet janë të pashmangshme. Ne do të presim datën e shpalljes së zgjedhjeve, por kisha dashur t’u vihet parasysh institucioneve relevante që të shfrytëzohet afati maksimal i dhënë kushtetues për datën e shpalljes së zgjedhjeve, sepse kemi festat shtetërore para nesh. Ne ende nuk e kemi një buxhet të alokuar, as të aprovuar me sa e di unë, kështu që do të jetë goxha e sfidueshme gjithë kjo situatë, sidomos për faktin që jemi në prag të festave kur e dimë që asnjë institucion praktikisht nuk punon dhe ne do të mbetemi i vetmi institucion, i cili do të jetë në detyrë në ditët në vijim”, tha Daka.

Ajo tha se duhet të merren parsysh të gjitha faktet për të vendosur për datën e zgjedhjeve, duke theksuar se nuk do të dëshironte që të sfidohen nga afate shumë të shkurtra.

“Pra, unë kisha kërkuar nga institucionet relevante, në dorën e të cilëve është të vendoset, që të kenë parasysh këto fakte e sidomos faktin që KQZ është një institucion i pavarur i cili deri më tani ka organizuar një numër të madh të zgjedhjeve në mënyrë jashtëzakonisht të suksesshme dhe nuk kisha pasur dëshirë që për shkak të afateve jashtëzakonisht të shkurtra të sfidohemi duke i pasur parasysh të gjitha ato”, tha ajo.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera