MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Kuvendi-1024x768-1.jpg

Debat i gjatë për të pagjeturit në Kuvend



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se çështja e personave të zhdukur po trajtohet me përkushtim nga institucionet e Kosovës në bashkëpunim edhe me familjarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ai tha se procesi për gjetjen e të gjithë personave të zhdukur do të vazhdojë deri kur të gjendet edhe personi i fundit.

Në interpelancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, Hoti, tha se askund në tekstin e marrëveshjes së Uashingtonit nuk përmendet fjala kushtëzim, për çka tha se është e pabazë.

Kryeministri tha se pika 12 e marrëveshjes e cila i referohet kësaj çështje specifikon qartë se të dyja palët zotohen që t’i përshpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe për të identifikuar mbetjet e personave të zhdukur

“Mendoj që është plotësisht e pabazë, pasi askund nuk përdoret termi kushtëzim, këtë term nuk mund ta gjeni në tekstin e marrëveshjes apo zotimeve dhe as në planin e zbatimit të marrëveshjes. Sigurisht që është çështje e juaja se si e cilësoni, por nuk bëhet fjalë për asnjë lloj kushtëzimi të këtyre dy çështjeve. Pika 12 e marrëveshjes (së Uashingtonit) e cila i referohet kësaj çështje specifikon qartë të dyja palët zotohen që t’i përshpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe për të identifikuar mbetjet e personave të zhdukur. Të dyja palët zotohen të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme për refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët zotohen që të identifikojnë një pikë kontakti për t’i udhëhequr këto përpjekje brenda ministrive të tyre përkatëse, të qeverisë dhe në koordinim sigurisht midis Beogradit dhe Prishtinës për të siguruar një rifreskim vjetor të rregullt të numrit të rasteve për të cilat duhet të bëhet zgjidhje. Pra, nuk ka asnjë të keqe nga këto zotime, mes të cilave nuk figuron asnjëherë fjala dhe shprehja kushtëzim”, tha ai.

Ai tha se familjarët kanë pasur në vazhdimësi kërkesë që çështja e të pagjeturve të ndërkombëtarizohet dhe që bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion tek Serbia, për këtë tha se të gjitha veprimet e tyre kanë qenë në funksion të këtyre kërkesave.

“Edhe çështja e refugjatëve dhe personave të zhvendosur brenda vendit, e theksoj brenda vendit kërkon zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme një herë e përgjithmonë dhe siç po e shihni nuk ka as në këtë çështje asnjë lloj kushtëzimi. Rrjedhimisht nëse do të ketë marrëveshje pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve. Marrëveshja si tërësi do të ketë garanci ndërkombëtare për të zgjidhur edhe çështjen e të pagjeturve dhe personave të zhdukur. Vlerësoj që çështja e të pagjeturve nuk duhet të politizohet. Me një marrëveshje sikur kjo e Uashingtonit zgjidhja e personave të pagjetur pritet të përshpejtohet, siç e keni pa kohët e fundit procesi për gjetjen e mjeteve mortore ka pasur një dinamikë shumë më të madhe në Kosovë po edhe në Serbi aktualisht po bëhen gërmime për gjetjen e mbetjeve mortore. Gërmimet që janë duke u realizuar në Mitrovicë, në Syriganë, përfshirë edhe gërmime përkatësisht vazhdimi i gërmimeve në Kizhevak në regjionin e Rashkës dhe në lokacionet e tjera në Serbi”, tha ai.

Por, deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, si iniciuese e interpelancës së kryeministrit të Kosovës, për të diskutuar për të pagjeturit, tha se qeveria e ka dëmtuar procesin e dialogut.

Ajo ka kërkuar që Serbisë t’i bëhen të qarta përgjegjësitë ndaj Kosovës lidhur me këtë çështje dhe nëse nuk i pranon mos të vazhdojë dialogu.

Duke u thirrur në zotimet e 4 shtatorit, ajo tha se me një paragraf të zhdukurit dhe të zhvendosurit barazohen, diçka që sipas saj nuk mund të ndodhw.

“Ne, Kosova, duhet të kemi ekip të ekspertëve, të draftojmë një dokument me kërkesa specifike dhe të përcaktojmë përgjegjësitë që i ka Serbia ndaj Kosovës. Të vendoset para tavolinës, dhe nëse Serbia nuk pajtohet atëherë nuk ka dialog. Kjo çështje do të marrë vite të tëra por duhet të udhëhiqet procesi drejtë dhe mirë. Nuk është për t’u mburrur zotëri Hoti kinse je i vetmi që ke vënë këtë temë në tavolinë, sinqerisht më mirë hiç, sesa në mënyrën si je duke e trajtuar çështjen e të zhdukurve në dialog”, tha ajo.

Kurse, deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka folur lidhur me personat e pagjetur

“Tema e të pagjeturve për 20 vite është thirr nga deputet, grupe parlamentare dhe është trajtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nxjerr rezoluta dhe fatkeqësisht ato rezoluta në Qeveri nuk janë përfillë. Tani kjo temë e ka ndjeshmërinë e vet ka dhimbje është plagë e hapur për të gjithë qytetarët e vendit, por meqë është thirr kjo interpelancë ka ndodh edhe disa ndryshime brenda Komisionit për të pagjeturve, unë do ta lexojë fjalën time, por do ta shikojë rezolutën dhe nuk është që ka diçka më shumë se sa rezolutat e tjera. Në fund të fundit duke e ditë që rezolutat nuk janë obligative me Qeverinë, sepse pikërisht tema e të pagjeturve  më ka shqetësuar pse rezolutat nuk janë obligative për Qeverinë dhe pse Kuvendi nxjerr një rezolutë derisa është institucioni që e monitoron atë”, ka thënë ajo.

Të fundit

Mbi 600 raste të reja dhe 12 të vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Çfarë vendimesh mori qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 45-tën me radhë, ku ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente të

Borrell: Kishte propozim për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka thënë se para disa muajsh ka pasur një propozim për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bu

Paqartësi rreth imunitetit ndaj COVID-19

Pavarësisht se pacientët që shërohen nga koronavirusi dhe krijojnë antitrupa ndaj sëmundjes COVID-19, që e shkakton ky virus, ata mund të mos jenë imunë nga një infektim i dytë. Në një s

Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021, sipas The Economist?

Teksa e gjithë bota vijon të jetë nën ankthin e pandemisë Covid-19, me shifrat e infektimeve dhe vdekjeve që vijojnë të shtohen, sytë e njerëzimit janë nga viti i ardhshëm, ku dëshira kry

Info Tjera