MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/trump-angry-finger-speech-780x439-1.jpg

Del biseda e ish-Presidentit Trump me ish-zyrtarin e zgjedhjeve në Xhorxhia



Sapo është bërë publike biseda telefonike mes ish-Presidentit Donald Trump dhe një zyrtari zgjedhor të shtetit të Xhorxhias, ku del qartë presioni që po ushtronte ish-presidenti ndaj zyrtarit për të zbuluar manipulime në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Në një bisedë para Krishtlindjes, zoti Trump dëgjohet duke folur me Frances Watson, mbikqyrës për hetimet në zyrën e Sekretarit të Shtetit të Xhorxhias.

Gjatë bisedë, ish-presidenti thotë “Unë fitova gjithçka në Xhorxhia. I fitova zgjedhjet në Xhorxhia. E di mirë, fitova me diferencë të madhe. Diçka ka ndodhur. Diçka e keqe ka ndodhur. Shpresoj se po bëni diçka, shpresoj se po analizoni që nga dy vjet më parë dhe jo thjesht tani, përndryshe do të ishte sikur të kontrollosh firmën në një çek, gjë që nuk nënkupton asgjë. Nëse në hetime analizon periudhën që dy vjet më parë në komunën Fulton, do të zbulosh gjëra të pabesueshme”, thotë zoti Trump.

Zyrtari Watson i përgjigjet ish-presidentit se Xhorxhia “është e interesuar vetëm të zbulojë të vërtetën” dhe konfirmon se ekipi i tij po zhvillon një hetim.

Presidenti Trump humbi në Xhorxhia me një diferencë prej 11,779 votash nga mbi 5 milionë vota në total.

Në këtë shtet votat u numëruan tre herë, gjë që rezultoi në certifikimin dy herë të rezultatit që nxori fitues demokratin Joe Biden.

Telefonata mes ish-Presidentit Trump dhe zotit Watson ishte parathënie e telefonatës së shumë diskutuar që ndodhi disa ditë më pas mes zotit Trump dhe sekretarit të shtetit në Xhorxhia, Brad Raffensperger.

Në atë bisedë, e cila u mbulua intensivisht nga shtypi në janar, ish-Presidenti Donald Trump i bën presion zotit Raffensperger t’i “gjejë” një numër të mjaftueshëm votash për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në Xhorxhia.

Të fundit

Nis shpërndarja e materialit kryesor zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nis shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor. Në mesin e tyre edhe fletëvotimet për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Pranë zyrave qendrore të KQZ-së, nën

Cilat masa kufizuese do zbatohen në zgjedhje?

Komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë do të duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në coronavirus apo se e kanë kaluar sëm

Çmimi Nobel i këtij viti shihet si mburojë për gazetarët rusë

Lajmi nga Oslo se kryeredaktori i gazetës ruse Novaya, Dmitry Muratov, e ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2021, vjen në kohën kur gazetaria e pavarur është duke u përballur me presion në r

Alt: Fjalët ngushëlluese të BE zhgënjejnë më tej Ballkanin

Deputetja e Bundestagut e FDP-së, Renate Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut dhe raportuese e grupit parlamentar të liberalëve për Europën Lindore e Juglindore në një pronon

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Angela Merkel e dominoi Evropën. Ajo ishte de fakt një udhëheqëse e kontinentit në njëperiudhë krize. Për 16 vite me radhë Merkel e ka përdorur pragmatizmin e saj të kujdesshëm dhe të qet

Kongresmenë amerikanë letër Bidenit për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Shtatë Kongresmenë të SHBA-së i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për tensionin e fundit të krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbi recipr

Info Tjera