MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/06/Paris-Balkans-meeting.jpg

Diskutohet për Procesin e Berlinit



Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Këtë e bëri të ditur të hënën në Berlin, zëvendëszëdhënësja e ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse.

Konferenca ka për qëllim të parapërgatisë samitin e ardhshëm të krerëve të qeverive, i cili do të zhvillohet nën drejtimin e kancelares Angela Merkel në fillim të korrikut.​​

Sipas Sasses, veç ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, aty marrrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të disa vendeve anëtare të BE-së, si edhe Komisioneri i Zgjerimit, Olivér Várhelyi, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, Stefano Sannino. ​​​​​​

Paradhomë e Evropës
Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014.

Ai ka si synim përmirërimsin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

Procesi konsiderohet edhe si “paradhomë e BE-së”.

Pas Gjermanisë, si nismëtare, organizatorë të samitit kanë qenë deri tani Austria, Franca, Britania e Madhe, Italia, Polonia dhe Bullgari/Maqedonia.

Një nga arritjet e deritanishme të prorcesit të Berlinit është miratimi i planit për tregune përbashkët rajonal dhe afrimi i të rinjve nëpërmjet rrjetit RYCO (Regional Youth Cooperation Office).

Megjithatë konfliktet e pazgjidhura ndërmjet shteteve në rajon kanë qenë pengesë e vazhdueshme për funksionimin si duhet të nismave të dala nga Procesi i Berlinit.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Von der Leyen premton angazhim për liberalizim të vizave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Zonja Von Der Leyen, në letër, më tej ka shkruar se perspekti

Info Tjera