MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/zgjedhjet-2-600x360-1.jpg

DNV bën thirrje që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve



Demokracia në Veprim ka bërë thirrje që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve në Qendrën e Numërimit të Votave.

DnV-ja i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që me urgjencë t’i fillojë hetimet dhe të marrë masa adekuate.

“Gjatë ditës së djeshme në media ka rrjedhur një audio dhe video incizim i mbuluar, ku tre persona dyshohet se diskutojnë në lidhje me falsifikimin e votave të kandidatëve subjekteve politike në Qendrën e Numërimit të Votave. Audio dhe video incizimi tregon se si numëruesi i votave jep çmimin për ndryshimin e votave brenda kandidatëve të listës së një subjekti politik. I dyshuari po ashtu tregon se sa para kishte marr ai dhe dy persona të tjerë brenda QNR-së për të ndryshuar votat e një kandidateje për deputete të Kuvendit të Kosovës, që ajo të bëhej pjesë e legjislaturës së VIII. Demokracia në Veprim, i bënë thirrje Prokurorit të Shtetit që me urgjencë të fillojnë hetimet dhe të marrin masat adekuate që të mos lejohet deformimi i vullnetit të votuesve nga dyshimet për falsifikimit e votave brenda QNR-së”, thuhet nga DnV-ja.

DnV po ashtu i ka bërë thirrje kandidatëve për deputetë që kanë dyshime se u janë vjedhur votat, që mos ankesave në PZAP, të bashkëpunojnë edhe me Prokurorinë e Shtetit.

“Prokuroria duhet që në bashkëpunim me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të veprojë në drejtim të gjetjes dhe arrestimit të personave që dyshohen se kanë falsifikuar rezultatin e votimeve. DnV ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve për deputet të cilët mund të kenë dyshime për vjedhje të votave apo falsifikim të rezultatit, pos ankesave në PZAP, të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit në drejtim të zbulimit të veprave që devijojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovë”, thuhet nga DnV-ja.

Të fundit

Merkel pranoi dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert në Twitter,

OBSH: Po i afrohemi shkallës më të lartë të infeksionit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten globalisht me ritme shqetësuese, ndërsa vuri në dukje se numri i r

14 të vdekur dhe 520 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Ja kur kthehen nxënësit në shkolla

Minsitrja e Arsmit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga e hëna të gjithë nxënësit do të iu rikthehen bankave shkollore. Ajo tha se mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje

Nis vaksinimi antiCOVID-19 për personat nga 75-79 me sëmundje kronike

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se nga sot për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmun

Zbulimi amerikan: Tërheqja nga Afganistani mund të përbëjë “rrezik të konsiderueshëm”

Zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan thanë se plani për të tërhequr trupat nga Afganistani mund t’u japë grupeve terroriste si al-Kaida dhe Shtetit Islamik një mundësi për të rigjeneru

Info Tjera