MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/trump-angry-finger-speech-780x439-1.jpg

Donald Trumpit do i ndalohet të mbajë poste të larta në administratën amerikane?



Disa ligjvënës amerikanë kanë thënë se presidenti Donald Trump duhet të skualifikohet nga mbajtja e një posti politik sërish, pas fajësimit të tij të mërkurën për nxitjen e një turme që sulmoi Kapitolin, ndërsa ligjvënësit po certifikonin fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Tani që Trump është fajësuar, Senati do të mbajë një seancë, që ai të mos mbajë më asnjëherë në jetën e tij një post të lartë në administratën amerikane. Ekspertët ligjorë thanë se skualifikimi mund të arrihej përmes procedurave të fajësimit ose ndryshimit të 14-të të Kushtetutës së SHBA.

Kushtetuta e SHBA-ve thotë se ka dy mënyra për të ndëshkuar një zyrtar të fajësuar: largimi nga detyra ose “skualifikimi për të mbajtur çdo post nderi, besimi ose fitimi në Shtetet e Bashkuara”.

Është përfunduar tashmë një aspekt ligjor, që fajëson Trumpin për nxitje të kryengritjes kur ai mbajti një fjalim për mbështetësit pak para se turma pro-Trump të sulmonte Kapitolin.

Trump ka të ngjarë të argumentojë në seancë se fjalimi i tij ishte i drejtë, bazuar në Amendamentin e Parë të Kushtetutës dhe se, ndërsa ai u tha mbështetësve të “luftonin”, ai nuk e kishte ndërmend atë si një thirrje të drejtpërdrejtë të dhunës.

Largimi i një zyrtari nga posti kërkon një “bindje” nga një shumicë e dy të tretave të Senatit, sipas Kushtetutës.

Vetëm një shumicë e thjeshtë është e nevojshme për skualifikimin nga postet.

Historikisht, kjo votë ndodh vetëm pas një dënimi.

Tre zyrtarë federalë në historinë e SHBA-ve janë skualifikuar përmes procedurave të fajësimit. Të tre ishin gjyqtarë federalë.

Kohët e fundit, në 2010 Senati hoqi dhe skualifikoi nga marrja e një posti zyrtar një gjykatës të Luizianës, sepse zbuloi se ishte përfshirë në korrupsion.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera