MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/2222.jpg

Dosjet e krimeve serbe, flet deputeti i AAK-së, Gazmend Syla që po i publikon ato



Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka publikuar dëshmitë që faktojnë krimet serbe në Kosovë.

Ai ka vendosur që këtë ta bëjë përmes rrjetit social Facebook.

Syla tha për gazetën Objektiv se këtë po e bën pasi konsideron që është obligim i tij, pasi anëtar të familjes së tij janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Është obligim imi si qytetar dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, por edhe si njëri nga familjarët që iu janë masakruar anëtarët e familjes nga forcat serbe, që të hedh në dritë dokumente që argumentojnë krimet serbe”, tha Syla.

Syla tha se në dokumentet e paraqitura dëshmohet se ushtria serbe në fund të marsit 1999 në Zhegër të Gjilanit ka vrarë 6 persona të pa armatosur.

“Në dokumentet që kam paraqitur sot, dëshmohet se ushtria me të cilën krenohet z.Vuçiq në fund të marsit 1999, në Zhegër të Gjilanit vrau gjashtë persona të pa armatosur vetëm pse ishin shqiptarë”, theksoi Syla.

Ish-drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së në Qeverinë e Ramush Haradinajt, ka përmendur me emër të vrarët shqiptarë nga ushtarë të ardhur nga pjesë të ndryshme të Serbisë.

“Ukshin Ukshini me bashkëshorten Xhevahiren, Qazim Haziri me bashkëshorten Qamilen, Milazim Idrizi dhe Shyqeri Tahiri, u vranë nga ushtarët e ardhur nga pjesë të ndryshme të Serbisë, në funksion të gjenocidit që po ndodhte kundër shqiptarëve në Kosovë”, ka shtuar Syla.

Ai ka paralajmëruar që edhe në ditët në vijim do të publikoj dosje të reja për të bërë presion ndaj Serbisë, në mënyrë që mos të paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare.

“Edhe në ditët në vijim, do të publikoj dosje të tjera, natyrisht duke mos publikuar pamjet e tmerrshme që përmbajnë dokumentet. Qëllimi është sensibilizimi i opinionit dhe presion ndaj Serbisë që të hap dosjet, të kthejë të pagjeturit dhe të mos paraqitet si viktimë në arenën ndërkombëtare”, përfundoi Syla.

Syla nuk ka treguar se si dhe ku i ka siguruar këto dokumente, porse tha se ato janë edhe në Prokurorinë e Shtetit. 

Të fundit

Kuvendi mblidhet të premten dhe të hënën

Gjatë ditës së sotme kryesia e Kuvendit së Kosovës, drejtuar nga Vjosa Osmani, mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u vendos që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të premtën në ora

Kosova dhe Letonia heqin tatimin e dyfishitë

Sot në Ambasadën e Letonisë në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marr

Gjermania gati për vaksinim në dhjetor

Qeveria Merkel ka vendosur që vendi duhet të jetë gati që në mesin e dhjetorit të nisë vaksinimin në masë, ose sapo tre vaksinat të marrin autorizimin e duhur. “Duhet të jemi gati” ka t

13 të vdekur brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Mustafa: Javën e ardhshme takohemi për çështjen e presidentit

Pas takimit që ka pasur në Kuvend, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur para mediave për çështjen e presidentit. Mustafa ka thënë se pas shuarjes së grupit parlamentar

Hoti paralajmëron zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së Washingtonit

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se projektet që janë të përfshira në marrëveshjen që u nënshkrua më 4 shtator në Washington, me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, do të fill

Info Tjera