MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/izmir-termet.jpg

Dyshime për viktima pas tërmetit shkatërrues në qytetin e shumë shqiptarëve



Tërmeti me magnitudë 7 ballë deri tani ka shembur 20 godina në qytetin turk të Izmirit, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë.

Deri tani po ashtu flitet për dhjetëra viktima, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.

Lëkundja e fortë është pasuar edhe nga lëkundje të tjera me magnitudë nga 3.6 deri në 4.5.

Tërmeti i fuqishëm u ndje deri në kryeqytetet Stamboll e Athinë.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu menjëherë pas ngjarjes tha se: “Ekipet tona vazhdojnë shqyrtimin dhe ndërhyrjet e tyre në terren”.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir.

Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.

Në Izmir ka një numër të madh të shqiptarëve dhe ende nuk është dhënë ndonjë informacion rreth gjendjes së tyre.

Të fundit

Pendarovski: Pak shanse për çeljen e shpejtë të negociatave me BE

Përpjekjet e Bullgarisë për të sjellë në tryezën e negociatave çështjen e identitetit po bllokojnë aktualisht përpjekjet e Maqedonisë së Veriut që të hapë këtë dhjetor negociatat e a

Zgjedhjet në Podujevë dhe në veri të Mitrovicës, ky është reagimi i Zyrës së BE-së

Mbajtjen e zgjedhjeve në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19 e ka vlerësuar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,

Rikonfirmohet fitorja e Biden në Uiskonsin

Uiskonsi përfundoi rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale të dielën, duke konfirmuar fitoren e demokratit Joe Biden ndaj presidentit Donald Trump në një nga shtetet vendimtare. Presid

16 të vdekur dhe 626 raste të reja me CoVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëar i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të

Në Podujevë votojnë 29 mijë votues, në Mitrovicë të Veriut 7 mijë

Procesi zgjedhor në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut është duke u zhvilluar në atmosferë të qetë dhe të kënaqshme. Kështu ka thënë Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. “

Evropa regjistron 400 000 viktima nga koronavirusi

Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisur të lirohen nga kufizimet apo masat e izolimit. Tetë

Info Tjera