MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/trump-biden-600x360-1.jpg

E paqartë nëse administrata Biden do të ndajë sekretet me zotin Trump



Presidenti i zgjedhur, Joe Biden do të presë për rekomandime nga këshilltarët për zbulimin për të ndarë apo jo informata sekrete me Presidentin Donald Trump pasi të mbarojë mandati i tij, tha një këshilltar i lartë i zotit Biden të dielën.

Ron Klain, shefi i ardhshëm i personelit të Shtëpisë së Bardhë, i bëri komentet pasi ish-zëvendës drejtorja për zbulimin kombëtar, Sue Gordon jepte në një artikull opinion argumente kundër ndarjes së këtij informacioni me zotin Trump pasi t’i mbaronte mandati.

“Me këtë akt të thjeshtë – i cili është në dorë të presidentit të ri – Joe Biden mund të pengojë një ndër rreziqet e mundshme ndaj sigurisë kombëtare që paraqet Donald Trumpi si qytetar i thjeshtë,” tha zonja Gordon në artikullin e gazetës Washington Post me titull “Ish-presidenti Trump nuk ka nevojë ta dijë”, ku shtonte “Ndërprisjani raportet e zbulimit”.

I pyetur lidhur me rekomandimet e zonjës Gordon, zoti Klein tha në intervistë me rrjetin CNN se zoti Biden do të dëgjojë këshillat e zyrtarëve të tij të zbulimit para se të marrë vendim.

“Pa dyshim që në administratën Biden do të kërkojmë rekomandimet e profesionistëve të zbulimit dhe do të veprojmë bazuar në këto rekomandime,” tha ai.

Zonja Gordon, e cila dha dorëheqjen në vitin 2009, tha se çdo ish-president ishte në shenjestër të shërbimeve të huaja të zbulimit duke shtuar se zoti Trump “mund të jetë veçanërisht i prekshëm nga aktorë të këqinj me synime keqdashëse,” shkruante ajo duke përmendur interesat e tij të biznesit jashtë vendit.

“Nuk është e qartë nëse ai e kupton seriozitetin e kësaj përgjegjësie, arsyet përse njohuritë që ka siguruar si president duhen mbrojtur që të mos dalin dhe të mos ekspozohen ndaj synimeve të kundërshtarëve tanë,” shtoi ajo.

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, demokrati Adam Schiff u shpreh më haptazi në një intervistë me rrjetin CBS: “Nuk mendoj se mund t’ia besosh atë informacion”.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera