MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/edi-rama.png

Edi Rama merr vaksinën anti-COVID



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë sot vaksinën anti-COVID, njofton Klan Kosova.

Rama është lideri i parë në trojet shqiptare që merr këtë vaksinë e cila së shpejti do të vijë edhe në Kosovë.

Gjatë një prezantimi sot, Kryeministri i Qeverisë shqiptare theksoi se Kosova është lidhur me kompaninë e COVAX, por përsëri Shqipëria do të jetë në krah të saj, sado numër të paktë të kemi.

“Nuk jemi të fortë, nuk i kemi të gjitha dozat por edhe po t’i kishim nuk mund t’i bëjmë për një ditë. Këto që kemi një pjesë sado të vogël do t’ia çojmë Kosovës . Nuk jemi në kushtet që mund ta harrojmë se në radhë të parë jemi njerëz dhe në radhë të parë është solidariteti. Në këtë situatë kemi bërë më të mirën. Kosova është me COVAX por nuk dihet se kur do të fillojë, por jemi të detyruar t’ia qajmë hallin. Për sa i përket çdoganimit, procesi ka filluar ditën e premte dhe sot në orën 9 është kryer për shkak të gjitha hapave që duheshin ndjekur sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet. Unë dua ta falënderoj atë vend por ka kërkuar konfidencialitet”, tha ai.

Të fundit

SHBA: Mbështesim dialogun e udhëhequr nga BE

Zëvendës ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matt Palmer, ka deklaruar sot gjatë ditës se Shtetet e Bashkuara të Amerikën e mbështesin plotësisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi të udhëh

Parlamenti Evropian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon-Taubadel, de

DASH-i për shqetësimet e personelit diplomatik në Kosovë dhe në botë nga COVID-19

Departamenti amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se deri tani ka siguruar vetëm 23 për qind të dozave të kërkuara të vaksinës kundër COVID-19 për diplomatët amerikanë. Ambasadori

Çka po ndodh me votat e diasporës?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar deri më tani 11,840 zarfe me fletëvotime nga diaspora të cilat kanë ardhur me postë. Sipas arsyeve që ka dhënë ky institucion dy kategoritë më të

Zbulohet një tjetër mutacion i Covid-19

Dy studime që do të publikohen së shpejti në SHBA ngrenë shqetësime në lidhje me shfaqjen e një variant të ri të koronavirusit që shkencëtarët po e mbajnë nën vëzhgim në Kaliforni. At

Nisin hetimet për zgjedhjet e 14 shkurtit

Prokuroria Speciale e Kosovës dhe prokuroritë themelore janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 14 shkurtit, ka b

Info Tjera