MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/hypatia-h-2b1f421e7e1eb9fb0d13f5c6d3966098-h-1db4ce580b4e15f70acb3035d60722a1-300-1599867085.jpg

Fauci: Jeta normale kthehet në fundin e vitit 2021



Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të rikthehen në jetën që kishin përpara koronavirusit, deri në fundin e vitit 2021. Kështu është shprehur në një intervistë të premtën Dr. Anthony Fauci.

“Unë besoj se ne do të kemi një vaksinë e cila do të jetë gati në fund të këtij viti, apo fillimin e vitit tjetër. Por nga momenti që ti nis shpërndarjen e vaksinës dhe derisa arrin të kesh të mbrojtur pjesën më të madhe të popullatës, do të duhet të presim mesin apo fundit e vitit 2021. Nëse po flasim për kthimin në një normalitet që i ngjason atij përpara Covid, kjo do të ndodhë në 2021, madje në fundin e vitit 2021”, tha ai.

Edhe pse 30 shtete amerikane po shënojnë trend rënës të shifrave, Fauci, një nga ekspertët kryesorë në vend thotë se pandemia do të përkeqësohet sërish.

“Na duhet të përkulemi dhe të kalojmë periudhën vjeshtë-dimër, sepse nuk do të jetë e lehtë,” tha Fauci.

SHBA vazhdojnë të shënojnë rreth 36,000 raste të reja çdo ditë, shifër më e ulët krahasuar me gushtin, por sërish e lartë sipas Faucit.

“Shoh kurbën dhe bëhem gjithmonë e më depresiv, sepse ne kurrë nuk po arrijmë atë pikë të ulët që do doja të kishim,” tha ai.

Të fundit

Mbi 32 mln të infektuar në të gjithë botën

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 32,773,811 të infektuar. Ndërkohë, kanë ndërruar jetën 993,649 njerëz dhe janë shëruar 24,179,850 të tjerë. Shtetet e B

Seanca e parë ndaj Salih Mustafës caktohet për 28 shtator

Të hënën në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. Kështu thuhet në një njoftim të Gjy

Shtyhet takimi

Takimi mes Kosovës dhe Serbisë që ishte planifikuar të zhvillohej në Bruksel ditën e hënë, është shtyrë. Kjo shtyrje mësohet se ka ardhur për shkak të situatës së krijuar nga koronavir

Presidenti reagon pas arrestimeve

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar pas bastisjeve dhe arrestimeve të sotme në OVL- UCK nga ana e EULEX-it. Thaçi ka thënë se asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë,

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Mbi 15 mijë raste me Covid

Gjatë kësaj jave ka pas rënie të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve me virusin korona. Megjithatë, ende vazhdon të ketë raste të reja pozitive me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të

Info Tjera