MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Vaccine-4.jpg

Fiaskoja e vaksinimit në Europë



BE ndodhet në drejtim të vaksinimit shumë më pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Pas problemeve organizative në fillim, tani mungojnë vaksinat.

Komisioni Europian kishte porositur rreth 8 miliardë doza tek tetë prodhues.

Por furnizimi vjen për momentin vetëm nga BioNTech/Pfizer dhe ky ka bërë të ditur, se prodhimi në fund të janarit reduktohet përkohësisht.

AstraZeneca kërkon nga ana e saj të furnizojë vetëm 40% të sasisë së rënë dakord në tremujorin e parë.

A po shërbehen shtete të tjera më mirë se BE apo BE nuk ka bërë nuk marrëveshje të mira?

Nga historia e suksesit në fiasko?
Komisioni Europian e ka paraqitur deri tani sigurimin e vaksinave si historinë më të madhe të suksesit, që u krijon në mënyrë të drejtë vendeve anëtare qasje tek vaksina.

Pas njoftimeve të fundit zëdhënësi i KE, Eric Mamer u shpreh, se “ne jemi aktivë në drejtim të bashkëpunimit me sipërmarrjet mbi bazën e kontratave, që kanë nënshkruar me ne. Çështja është çfarë mund të bëjnë të gjithë aktorët që të kemi sukses.”

Të hënën një komision i BE zhvilloi bisedime me AstraZeneca për t’i kujtuar detyrimet kontraktuese.

BE ka porositur 400 milionë doza të vaksinës që megjithëse të premten pritet të marrë lejen, konsiderohet si më konkurruese, më e leverdishme dhe e transportueshme. Komisionerja për Shëndetin, Stella Kyriakides u shpreh pas takimit se përgjigjet e sipërmarrjes nuk ishin të kënaqshme.

“Plani i ri nuk është i pranueshëm, (…) BE ka financuar në avancë zhvillimin dhe prodhimin e vaksinës dhe do të përfitojë nga kjo.”

Kontrata duhet të respektohet plotësisht, tha Kyriakides. Pas kësaj fshihet akuza, se AstraZeneca do të vazhdojë të furnizojë Britaninë e Madhe dhe do të lerë BE duarbosh. Eksperti për shëndetësinë i Parlamentit Europian, Peter Liese dyshon në shpjegimet e koncernit.

“Justifikimi i dobët, se ka probleme në zinxhirin e furnizimeve, por jo diku tjetër, nuk është i besueshëm, sepse nuk ka probleme të çosh vaksinën në Britaninë e Madhe”, tha Liese.

Problemet e furnizimit si rregull
Ngushtica në furnizimi ka edhe tek Pfizer.

Zëdhënësja e koncernit, Marie-Lise Verschelden tha se “për të plotësuar të gjitha kërkesat,(…) veçanërisht nga Komisioni Europian, duhet të rrisim kapacitetet e prodhimit.

Kjo do të thotë, se procedura të ndryshme duhen ndryshuar, dhe kemi nevojë për furnizes të rinj. Këto ndryshime duhen miratuar. Kjo e justifikon atë që kemi vonesa.”

Nga shkurti, prodhimi duhet të shtohet, siguron Pfizer.

Qeveria italiane do të hedhë në gjyq Pfizer dhe AstraZeneca për mosrespektim të marrëveshjeve.

“Ne duam t’i kemi këto doza, asnjë dëmshpërblim, nuk bëhet fjalë për para”, tha ministri i Jashtëm Luigi di Maio.

Italisë i duhet të shtyjë fushatën e vaksinimit me dy muaj, sipas njoftimeve.

Edhe ministri francez për Europën, Clement Beaune kërkoi nga Pfizer që të “respektojë detyrimet”.

Irlanda është po ashtu e zemëruar, sepse planet e vaksinimit të vendit po bëhen të pavlefshme për shkak të vonesave në furnizimin me vaksina.

E njëjta gjë vlen edhe për Suedinë, Norvegjinë, dhe vendet europianolindore.

Lidhur me vaksinën Moderna, që është zhvilluar në SHBA, një konsorcium prej tre koncernesh farmaceutike zvicerane e të tjerë do të marrë përsipër prodhimin në Europë.

Zhvilluesit e vaksinës nuk kanë prodhuar ndonjëherë vaksina në përmasa të tilla. Edhe këtu priten vështirësi në prodhim dhe në furnizim.

Presion, po si?
Ekspertja e shëndetësisë dhe eurodeputete e Të Gjelbërve, Jutta Paulus, thotë, se me zhvillimin e vaksinave u ec më shpejt, se sa pritej, por koncernet nuk kanë kapacitetet e duhura prodhuese.

Edhe tek vaksinat mbi bazën e mRNA-së (Pfizer dhe Moderna) ngritja e kapaciteteve prodhuese nuk ecën aq shpejt. “Janë procedura komplekse të reja, ka rregulla strike për prodhimin dhe të punësuarit duhet edhe të kualifikohen për këtë.” Eurodeputetja nuk e sheh problemin për këtë situatë tek Brukseli. “AstraZeneca duket që ka marrë një shumë 3 shifrore milionëshe për të prodhuar menjëherë dhe që para dhënies së lejes. Nëse ata nuk i mbeten kontratës, ky nuk është faji i Komisionit Europian.” Duhet pyetur, pse vazhdon të furnizohet Britania e Madhe.

Sipas Paulus liçencat për vaksinat duhet të kthehen në të mira publika.

“Tani duhet të ketë liçenca të ndara, sepse vaksinat janë subvencionuar me fonde publike”.

Vende si India apo Afrika jugore të tregojnë se si mund të bëhet; ato prodhimin e ilaçeve kundër Sidës e morën vetë në dorë.

Për këtë duhet të zhdëmtohen zhvilluesit e vaksinës.

Por a kanë ide të tilla radikale një shans në Bruksel? Nga qendra e Europës dëgjohet, se për momentin ky nuk është opcion, por nuk përjashtohet.

Me këtë BE ka me siguri një mjet të fortë presioni në dorë për të detyruar koncernet farmaceutike të ndërrojnë rrugë.

Të fundit

Në Prekaz ndizet flakadani për Natën e Zjarreve

Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmbyllet sonte me manifestimin Nata e Zjarreve në Prekaz. Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës s

DNV bën thirrje që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve

Demokracia në Veprim ka bërë thirrje që të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve në Qendrën e Numërimit të Votave. DnV-ja i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që me

9 të vdekur dhe 548 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Dialogu me marrëveshje të neglizhuara

Tre vjet më parë, përfaqësuesit e kompanisë Stone Castle nga Rahoveci i Kosovës – e cila merret me përpunimin e rrushit dhe prodhimin e pijeve alkoolike – ishin nisur drejt kryeqyte

Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, theksoi në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-q

Ambasada e Italisë kujton veprën e familjes Jashari përmes një videoje të veçantë (VIDEO)

Në Kosovë po shënohet sot dita e dytë e Epopesë së UÇK-së, në nderim të veprës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij të cilët u vranë nga forcat serbe 23 vjet më p

Info Tjera