MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/fsk.jpg

FSK nga muaji mars në mision paqeruajtës me ushtrinë amerikane



Forca e Sigurisë së Kosovës në pranverë të këtij viti pritet t’i bashkohet ushtarëve amerikanë në misione paqeruajtëse. Marrëveshjet janë arritur dhe kanë mbetur vetëm procedurat administrative deri kur FSK për herë të parë do të marrë pjesë në një mision paqeruajtës.

Këtë për KosovaPress e konfirmon komandanti i FSK-së, Rrahman Rama që ndër të tjera thotë se ushtria ka nevojë për më shumë buxhet për të përfunduar procesin e transformimit.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama flet edhe për presionin që Serbia po vazhdon të ushtrojë mbi pjesëtaret serb në FSK-së, përkundër të cilit ata po vazhdojnë shërbimin në Forcë.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Iowa-s. Ky vendim do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane.

Një numër simbolik i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me Gardën Nacionale të Iowa-s, pritet që në muajin mars të jenë pjesë e një misioni paqeruajtës në botë.

FSK do të marrë pjesë për herë të parë në një mision paqeruajtës, pas së cilit pritet që në numër më të madh pjesëtarët e Forcës të marrin pjesë në misione të tjera paqeruajtëse në botë.

“Do të bëhet shumë shpejtë realitet që do të jemi pjesë e misionit paqeruajtës bashkërisht me Gardën Nacionale të Iowa-s. Ne jemi tash në proces të përfundimit të punëve administrative që janë marrëveshje me shtetin që do të jemi në mision bashkërisht. Kemi bërë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë procedura administrative që ne duhet në të ardhmen edhe në Parlament, sepse llogaritet një mision paqeruajtës, sado simbolik dhe numër i kufizuar të oficerëve dhe nënoficerëve që do të jenë, por po do e kemi një numër simbolik por që është shumë i rëndësishëm për institucionin por edhe vet vendin, për herë të parë do i kemi pjesëtarët tanë që do të japin kontributin e tyre në misione paqeruajtëse”, thotë Rama.

FSK ka përfunduar fazën e parë të tranzicionit, ndërsa tani po fillon të dytën e cila lidhet me ndërtimin e kapaciteteve të reja që janë ato për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit.

“Top prioritet janë këto dy njësi, për ndërtimin e kapaciteteve trajnuese bazuar në mandate dhe mision të ri dhe njëjtën kohë edhe regjimenti i parë për certifikimin e kapaciteteve të para që do të jenë mbi bazën e standardeve të NATO-së”, thotë Rama.

Komandanti i FSK- thotë se faza e dytë e tranzicionit do të jetë më komplekse dhe e njëjta kërkon përkrahje më të madhe financiare.

“Ne planin e tranazicionit ne kemi planifikuar për çdo vit të kemi 5.5 milionë rritje në buxhet, dhe kjo është një deklaratë financiare që është nga ana e shtetit dhe Qeverisë, këtë duhet ta kuptojmë, ky plan i tranzicionit është i aprovuar nga Qeveria dhe ne si institucion jemi të obliguar ta zbatojmë këtë synim dhe këtë obligim që e kemi dhe krejt varet prej përkrahjes që do ta kemi, qoftë në kuptimin financiar qoftë të tjera që neve na duhen prej institucioneve tjera, dhe ne duhet t’i realizojmë ato obligime”, thotë ai.

Megjithatë, gjeneral Rama thotë se tkurrja e buxhetit për ushtrinë që u bë në vitin e kaluar, nuk i ka penguar ata të ecin përpara me planin e paraparë, duke theksuar këtu përkrahjen që kanë marrë nga partnerët.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera