MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/Vaccine-1.jpg

Gjatë majit në Kosovë vijnë 95 mijë vaksina



Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, që e koordinon aksionin e ndihmës së BE për vaksinat në Ballkan, tha se ky është hapi i parë. Dozat nuk do të shpërndahen sipas popullsisë, por sipas nevojës në Ballkan.

Bashkimi Europian do të ndihmojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë vende anëtare të BE me 651.000 doza për luftimin e pandemisë së Coronës, njofton agjencia e lajmeve dpa.

Ky është hapi i parë, u shpreh ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg që do të pasohet nga hapa të tjerë. Austria e ngarkuar nga BE koordinon aksionin e ndihmës për vaksinat nga maji deri në gusht.

“Si Bashkim Europian ne sinjalizojmë shumë qartë, që nuk merremi vetëm me veten, se shohim përtej kufijve tanë, dhe është e qartë, që ne vetë jemi të sigurtë, nëse edhe fqinjët tanë më të afërt janë të sigurtë.” 651.000 dozat e ndihmës nga BioNTech/Pfizer janë paraparë që në fillim si një lloj i tillë ndihme fqinjësie. Ky aksion solidariteti i BE nuk ka ndikim në shpejtësinë e vaksinimit në BE.

Shpërndarja e dozave
Dozat e vaksinave nga BE nuk do të shpërndahen sipas numrit të popullsisë, por sipas nevojës, shkruan dpa.

Sipas njoftimit, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut do të marrin rreth 500.000 doza, pjesa tjetër do të shkojë në Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi. Ndihmat me vaksina janë paraparë si ndihmë për personelin mjekësor e infermierët.

Megjithatë fjalën e fundit e kanë vetë shtetet.

Serbia është vendi i vetëm që ka shumë më pak nevojë për ndihmë.

Ky vend po ofron në mënyrë masive vaksinën kineze dhe atë ruse dhe ka vaksinuar ndërkohë 26% të popullsisë.

Në kuadër të këtij programi, krahasuar me numrin e popullsisë, ky vend merr vetëm një sasi të vogël vaksinash, rreth 36.000 doza nga BE.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera