MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/Nik-Gjeloshaj1.jpg

Gjeloshaj: Bisedimet e para mund të fillojnë gjatë kësaj jave



Bartësi i koalicionit Lista shqiptare, Nik Gjelosaj, tha se koalicioni që ai përfaqëson mund të kërkojë më shumë vende sesa një ministri dhe zv.kryeministrin, nëse bien dakord me të mandatarin Zdravko Krivokapiq për qëllimet e programit të qeverisë.

Sidoqoftë, tha ai, ka shumë çështje që duhet të zgjidhen para se të flitet rreth shpërndarjes së vendeve në Qeveri.

Përfaqësuesi i listës shqiptare, Nikollë Camaj, më parë tha për gazetën  “Dan” se pozicioni i tij është që pozicioni i zëvendëskyeministrit dhe një ministrie duhet të jetë minimumi që duhet të marrin nëse hyjnë në qeverinë e re, duke theksuar se ministria në fjalë nuk ka pse të jetë ajo për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Ai vuri në dukje se për listën e tyre ka përparësi programi i qeverisë para çdo posti eventual.

Për këtë pajtohet edhe Gjeloshaj, i cili pret  një takim me të mandatuarin gjatë kësaj jave.

“Ne kemi marrë një ftesë për takim, por data kur do të takohemi nuk është përcaktuar ende. Besoj se do të jetë gjatë kësaj jave, ndoshta të Mërkurën ose të Enjten”, tha ndër të tjera Gjeloshaj.

Të fundit

Dyfishohen rastet

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Dyshime për viktima pas tërmetit shkatërrues në qytetin e shumë shqiptarëve

Tërmeti me magnitudë 7 ballë deri tani ka shembur 20 godina në qytetin turk të Izmirit, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë. Deri tani po ashtu flitet për dhjetëra viktima, por ende

Mësuesit kërkojnë të punojnë nga shtëpia

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në Maqedoni ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që ta rishqyrtojë vendimin për mësimin me prezencë fizike, gjegjësisht t’i le

Miratohet projekt-buxheti për vitin 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-buxhetin 2 milardë e 412 milionë euro për vitin 2021. I kënaqur me këtë buxhet u shpreh kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha ësht

Dialogu Kosovë-Serbi – Një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga kordinatori shtetëror i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i

Engel: SHBA-ja duhet të luaj rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjid

Info Tjera