MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/5w993qhighc0.bild_.jpg

Gjermania e mbyllur deri në fund të vitit



Gjermania pritet t’i zgjasë masat aktuale kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit edhe në dhjetor.

Gjermania ka aplikuar një mbylljen nga 2 nëntori, në mënyrë që të ulet numri i të infektuarve.

“Çdo gjë po qon te faktet se kufizimet aktuale duhet të zgjaten përtej 30 nëntorit”, ka thënë ministri i Financave, Olaf Scholz, për “Bild am Sonntag”.

Baret e restorantet janë mbyllur, po shkollat dhe shitoret mbesin të hapura.

Tubimet private janë të lejuara, por me një kufizim prej maksimum dhjetë personave dhe dy familjeve.

Kreu i CSU-së në Bavari, Markus Soeder, ka thënë se në rrethana ideale maat do të zgjerohen për tri javë, pra deri më 20 dhjetor.

“Vala është thyer, por për fat të keq numri i infeksioneve nuk po ulet. Kujdesi intensiv vazhdon të jetë i ngarkuar dhe numri i të vdekurve po rritet. Për këtë arsye nuk mund të hiqen masat”, ka thënë Soeder.

Ai ka thënë se kinematë, baret e hotelet duhet të mbesin të mbyllura, duke shtuar se duhet të kenë ndalim edhe për mjete piroteknike e alkool në natën e Vitit të Ri në sheshe të mëdha.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet me liderët e landeve gjermane më 25 nëntor për të diskutuar nëse duhet të zgjaten kufizimet përtej 30 nëntorit.

Scholz ka thënë se do të vazhdohet me pako ndihme për sipërmarrjet e prekura nëse vazhdohet me kufizime, por ka thënë se vazhdimi i kompensimit të 75 për qind të të hyrave të humbura, do të jetë sfidë sipas ligjeve të konkurrencës evropiane./Foto Bild

Të fundit

Takimi i parë Kurti – Vuçiq

Sot në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ndërsa për Qeverinë e Kosovës takimi i sotëm

Borrell: Kemi një momentum të ri dhe duhet ta shfrytëzojmë atë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve. Përfaqë

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

Info Tjera