MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/download.jpg

Gjermani – Altmaier: Dënime më të ashpra për shkelësit e rregullave antiCovid-19



Për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus në Gjermani, ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier deklaroi se kërkonte dënime më të ashpra për shkelësit e rregullave antiCovid-19.

“Kushdo që rrezikon me dashje të tjerët duhet të presë që kjo do të ketë pasoja të rënda për të”, tha Altmaier në një intervistë.

“Ne nuk duhet të rrezikojmë procesin e shërimit të pacientëve, që sapo ka filluar, duke pranuar një rritje të mëtejshme të infeksioneve”, theksoi ai.

Numri i infeksioneve të raportuara çdo ditë ka qenë në rritje kohët e fundit, një prirje që Lothar Wieler, i cili është zyrtari më i lartë i Gjermanisë për kontrollin e sëmundjeve, e përshkroi si “shumë shqetësuese”.

Wieler ia atribuoi këtë moskujdesit për higjienën dhe mosrespektimin e distancimit fizik.

Dje, agjencia qeveritare e kontrollit të kësaj sëmundjeje raportoi 955 infeksione në 24 orë.

”Shumica dërrmuese e popullsisë vazhdon të veprojë me përgjegjësi”, tha Altmaier.

“Ne duhet ta parandalojmë këtë virus sa më parë dhe të veprojmë në mënyrë efektive në rastet kur ka infeksione dhe shpërthime. Kjo përfshin gjobitje nëse është çështje e qëllimtë ose pakujdesi e rëndë”, theksoi ai./ ATSH

Të fundit

Ministria e Arsimit publikon tre skenarët për vitin e ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe po ashtu ka njoftuar për tre skenarët

Shkarkime në Ministrinë e Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit, ka marrë vendim për shkarkimin e “Njësive Zbatuese të Projekteve”, për shkak se gjatë t

Edhe 172 raste të reja me Covid-19

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i ko

Miratohet projektligji për marrëveshje të huas ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vlerë 100 milionë euro

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), në të cil

Nga sot testimi për COVID-19 edhe në laboratorët privatë

Duke nisur nga kjo javë, në Kosovë disa institucione shëndetësore private, të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, do të fillojnë të kryejnë teste serologjike dhe teste me metodën PC

Hapja e shkollave varet nga situata me coronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në përputhje me vendimin e Qeverisë, MASH dhe IKSHPK po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor, nga 1 sh

Info Tjera