MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Mal-i-Zi-votime.png

Gjukanovic fiton me zor



Partia Demokratike e Socialistëve në pushtet, DPS dhe koalicioni kryesor opozitar insistojnë se fituan zgjedhjet e së dielës pasi secili fitoi një numër të ngjashëm vendesh.

Vendvotimet për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, si dhe për zgjedhjet lokale në pesë komuna të këtij shteti, u mbyllën të dielën në orën 20:00.

Me mbi 96% të votave të numëruara në zgjedhjet e përgjithshme, Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviç, PDS, ka fituar 35.1 përqind të votave të hedhura, ose 30 vende në parlamentin me 81 vende të Malit të Zi. 

Aleanca për të Ardhmen e Malit të Zi fitoi 32.6 përqind të votave, ose 27 vende. Një koalicion tjetër i opozitës, “Paqja është Kombi ynë”, fitoi 12.5 përqind të votave, ose 10 mandate.

Ndërkohë, shqiptarët kanë siguruar dy deputetë, me nga 1 deputet secili koalicion.

Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë votuar 77.2 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, përkatësisht 409,880 votues, njoftoi organizata joqeveritare Qendra për Tranzicionin Demokratik.

Në zgjedhjet paraprake të 2016-ës në Mal të Zi pjesëmarrja ka qenë 73.4 për qind, ndërsa në ato të 2012-ës kanë votuar 70.6 për qind e qytetarëve.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, tha pas votimit se nuk ka rrezik për stabilitetin e shtetit dhe sigurinë e qytetarëve, ndërsa tensionet, sipas tij, vijnë nga adresa jashtë Malit të Zi.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur nën tensione të larta politike dhe nën rrezikun që paraqet pandemia e koronavirusit.

Për 81 ulëset parlamentare kanë garuar gjashtë koalicione dhe pesë parti.

Këto janë zgjedhjet e njëmbëdhjeta që nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, ndërsa të pestat prejse ky shtet ka shpallur pavarësinë, më 2006.

Njëkohësisht janë mbajtur edhe zgjedhjet lokale në tri komunat bregdetare: Budvë, Kotor dhe Tivat, dhe në dy komuna më të vogla në veri: Andrijevicë dhe Guci.

Të drejtë vote kanë pasur 540,026 qytetarë.Zgjedhjet janë vëzhguar nga 2,089 vëzhgues, nga të cilët 265 kanë qenë të huaj.

Rezultatet janë si më poshtë:

  1. Social Demokratët 4.13%
  2. Partia Boshnjake 3.80%
  3. SDP 3.09%
  4. E zezë dhe e bardhë 5.53%
  5. Koalicioni Shqiptar 1.37%
  6. Vendimtar për Malin e Zi 35.44%
  7. Për të ardhmen e Malit të Zi 32.82%
  8. Lista shqiptare 1.54%
  9. Paqja është kombi ynë 11.94%

Të fundit

Kosova i bashkohet aksionit të Interpolit

Kosova është pjesë e shteteve pjesëmarrëse në një aksion të kryer nga INTERPOL-i dhe Europoli ku është luftuar krimi i organizuar me ç’rast janë arrestuar 166 persona. Sipas një njoftim

Mbi 500 të dënuar për për mosrespektim të ligjit anti Covid-19

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 581 gjoba ndaj qytetarëve për mosrespektim të ligjit antiCovid-19. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 31 persona, ndë

Godfrey: Marrëveshja e Uashingtonit është përkushtim politik, jo detyrim ligjor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Anthony Godfrey, vlerësoi se e sheh Marrëveshjen e Uashingtonit si përkushtim politik, dhe jo një marrëveshje ligjërisht të d

Çka u diskutua mes Presidentit Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga sulme të ndërsjellta, shpesh me ndërprerj

1 mijë e 457 raste aktive me COVID-19

Numri total i rasteve pozitive me SARS CoV-2 në Kosovë është 15 mijë e 574 raste nga 67 mijë e 294 persona të dyshuar për infektim nga ky virus. Shifra këto që u bënë që nga 13 marsi kur

Serwer: Amerikanët po gabojnë, Vuçiqi nuk do ta njohë Kosovën

Amerikanët duhet të merren me problemin e mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, ka thënë Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin e profesor në universitetin John Hopkins në Uashington në një bised

Info Tjera