MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/Kadri-Veseli_Terr_Prapaskena_-600x360-1.png

Gjyqtari i Hagës argumenton moslirimin e Veselit me të kaluarën e tij në SHIK



Gjyqtari i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim nga paraburgimi. Në arsyetimin e gjyqtarit të Hagës përmendet edhe e kaluara e Veselit si shef i Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK).

Gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou në vendimin e hudhjes poshtë të kërkesës për lirim të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosoves, Kadri Veseli ka përmendur edhe organizatën të cilën e ka drejtuar Veseli nga viti 1999 deri në vitin 2008, Shërbimin Informativ të Kosovës apo siç njihet me shkurtesën SHIK.

 

Gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou

Nicolas Guillou ka thënë se Gjykata e Qarkut e Prishtinës e ka vlerësuar të mundshme se SHIK-u ka qenë i përfshirë në disa raste kriminale ndonëse gjykata nuk ka mundur të bëjë gjetje.

“Më tutje, në këtë kontekst, gjykatësi i procedurës paraprake merr parasysh që Gjykata e Qarkut e Prishtinës e ka vlerësuar të mundshme se SHIK-u ka qenë i përfshirë në kryerjen e tri rasteve të vrasjes së rëndë, tentim të rrëmbimit dhe tentim të vrasjes së rëndë, ndonëse gjykata nuk ka mundur të bëjë një gjetje të tillë përtej dyshimit të bazuar”, thuhet në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake Nicolas Guillou për refuzim të kërkesës për lirimin e Kadri Veselit.

Pjesë nga vendimi i Gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou për refuzim të kërkesës për lirim të përkohshëm nga burgu të Kadri Veselit.

Prokuroria Speciale para disa ditësh kishte dërguar argumentet e saj në Gjykatën Speciale për ta kundërshtuar kërkesën e avokatit të Veselit Ben Emmerson për ta liruar përkohësisht nga burgu.

Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të Veselit me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ai nuk duhet të lirohet as përkohësisht.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera