MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/FB_IMG_1602069535294.jpg

GLPS: Raporti i vendit për 2020 nuk shënon përparim në procesin integrues



Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka evidentuar gjetjet e raportit të vendit për vitin 2020.

Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëreshë Loxha, ka thënë se edhe në vitin 2020 ka vazhduar qasja neglizhente e Qeverisë ndaj procesit integrues.

“Ne në vazhdimësi kemi monitoruar procesin e përmbushjes së kritereve të Strategjisë së Zgjerimit për Kosovën që nga viti 2012. Raporti për shtetin për vitin 2020 nuk përbën ndonjë risi në vlerësimin e përgjithshëm të defekteve të institucioneve të Kosovës, dhe mendojmë që po neglizhohet njëjtë sikur që është neglizhuar në 10 vitet e fundit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, raporti nuk vëren progres serioz në fushë të procesit integrues, duke dëshmuar kështu që Qeveria vazhdon të jetë seriozisht e pafuqishme politikisht dhe e paaftë për të adresuar listën e reformave kyçe në procesin integrues.

“Raporti sipas GLPS-së nuk ka identifikuar po ashtu ndonjë iniciativë serioze të reformave që ka ndërmarr qeveria. Kjo sipas tyre nënkupton që sistemi i qeverisjes në vend vazhdon të ushtroj mandat që ruan status quo-n”, ka deklaruar Loxha.

Të fundit

Raka: Valën e dytë e kemi kaluar në gusht

Rritja e rasteve të koronavirusit në Kosovë nuk duhet të përbëjë shqetësim, meqë rritja e lehtë e të infektuarve ka dalur si rezultat i rritjes së testimeve në baza ditore, thotë mikrobi

Meta kthen në Kuvend Kodin Zgjedhor dhe i drejtohet ‘Venecias’

Ashtu siç ishte e pritshme, presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor. Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim argumentohet për faktin se

Rriten rastet me Covid, vdesin dy persona

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Kosova me 1871 raste aktive me COVID-19

17 mijë e 422 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus. Nga të dhënat e Institut Kombëtar të Shëndetësisë

Trump, Biden përballen në debatin e dytë dhe të fundit presidencial

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Për

BE-ja nuk e di kur mund të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ende nuk e di se kur do të vazhdohet me takimet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut që zhvillohet në Bruksel. I pyetur se kur mund të ndodhë tak

Info Tjera