MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/grenelli.jpg

Grenell: Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë të evropianëve



Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i ka dhënë mbështetje udhëheqjes evropiane në dialogun mes dy shteteve.

Në Twitter ai ka shkruar se janë të kënaqur që evropianët do të mblidhen në një takim më 10 korrik për diskutime të mëtejme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne ofrojmë mbështetjen e plotë dhe jemi mirënjohës për lidershipin e tyre. Shpresojmë se çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të kompletohet në këtë takim”, ka thënë Grenell.

Tutje ai ka shtuar se SHBA-ja ka punuar shumë me theks të veçantë në normalizimin ekonomik ndërmjet palëve, “sepse besojmë se ky është hapi i parë krucial për këtë mosmarrëveshje të gjatë politike”.

Ai shpreson që evropianët do të zbatojnë marrëveshjet ekonomike që janë arritur deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe ajrore.

“Ne besojmë se këto marrëveshje janë kyçe në krijimin e punës dhe për t’iu dhënë shpresë të rinjve. Kurrë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe kurrë s’kemi menduar se fokusi ynë i vetëm në normalizimin e ekonomisë do të ishte një zgjidhje e shpejtë e problemit. Vështirësitë dhe çështjet afatgjate politike do të përballohen më lehtësisht kur të ndodhë progresi në çështjet ekonomike së pari”, ka shkruar ai.

Grenell ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të provojë ide të reja dhe kreative nëse dëshirohet progresi.

“Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve”, ka thënë Grenell.

Të fundit

Haradinaj: Pa SHBA nuk ka dialog

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë. Ka thënë se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është

201 të shëruar, 225 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve n

Ministria e Arsimit sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ( MAShTI) ka sqaruar se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private është kompetencë e saj Përmes një njo

BE i dorëzon ShSKUK-së 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe pajisje tjera

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19. Pako

Gjeloshaj, bartës i Listës shqiptare

Lista Shqiptare e përbërë nga Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Përspektiva dhe Unioni i Tuzit, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, si bartës të listës ka për

IKSHPK me apel për të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë apel të moshuarve të rrinë në shtëpi në këtë situatë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19. IKSHPK në një postim në rrjetin soc

Info Tjera