MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/Gjykata-Greqi.jpg

Greqi, gjykata shpall partinë Agimi i Artë, organizatë kriminale



Vendimi i dënimit të “Agimit të Artë” u dërgon një mesazh të qartë grupeve politike me axhenda agresive kundër emigrantëve dhe të drejtave të njeriut, në Greqi dhe në të gjithë Evropën, se aktiviteti i dhunshëm dhe racist kriminal, qoftë i kryer nga njerëz të rrugës, apo nga anëtarët e parlamentit, nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.

Kështu u shpreh përmes një deklarate Drejtori i Amnesty International për Evropën, Nils Muiznieks pasi një gjykatë në Athinë dënoi të mërkurën shtatë drejtues të partisë së ekstremit të djathtë “Agimi i Artë” si “përgjegjës për drejtimin e një organizate kriminale” dhe dha dënime për 11 ish-deputetë të tjerë të parlamentit “për pjesëmarrje në një organizatë kriminale”.

Mes anëtarëve të këshillit politik të “Agimit të Artë”, është udhëheqësi i tij Nikos Michaloliakos, i cili rrezikon të dënohet nga 5 deri në 15 vjet burg. Gjykata shpalli fajtor gjithashtu anëtarin e Agimit të Artë Giorgos Roupakias për vrasjen e këngëtarit antifashist Pavlos Fyssas, tre të pandehur të tjerë i gjeti fajtorë për vrasjen e mbetur në tentativë të peshkatarit egjiptian Abouzid Embarak, ndërsa katër të pandehur i shpalli fajtorë për dëmtime të rënda trupore kundër tre anëtarëve të sindikatës PAME.

Drejtori i Amnesty International për Evropën, Nils Muiznieks, tha se “vendimi historik i sotëm, është një njohje e kërcënimit sistemik që paraqitet për shoqëritë tona nga një grup i dhunshëm, racist dhe një angazhim që ky kërcënim nuk duhet të lejohet të vazhdojë”.

Drejtori i Amnesty International për Evropën u shpreh përmes deklaratës se “vendimi i sotëm është hapi i parë për të dhënë drejtësi për viktimat e krimeve të urrejtjes dhe sulmeve diskriminuese dhe duhet të shërbejë si një kujtesë e zymtë e rreziqeve të demonizimit dhe shkatërrimit të popullatave të tëra. Zoti Muiznieks e cilësoi vendimin e sotëm si një “moment historik” dhe shtoi:”Shpresojmë që ky vendim të shënojë një pikë kthese në parandalimin e dhunës raciste dhe krimeve të urrejtjes në të ardhmen”.

Mijëra protestues u grumbulluan para Gjykatës së Apelit të Athinës, kur tre gjykatësit dhanë vendimin për 68 të pandehurit pas një procesi gjyqësor maratonë që zgjati pesë vjet.

Salla e gjyqit shpërtheu në brohoritje pas vendimit të së mërkurës, po kështu bënë edhe mijëra të tjerë të mbledhur jashtë dyerve të gjykatës. Por situata u përkeqësua në mjediset jashtë, kur grupe të izoluara të vetëquajtura anarkistëve hodhën përzjerje me Molotov drejt forcave të policisë, që u përgjigjën me gaz lotësjellës dhe ujë.

Organizata Amnesty International, e cila ka ndihmuar në krijimin e një sistemi për të regjistruar dhunën me baza racore në vend, tha se vendimi i gjykatës mund të rrisë përpjekjet për të luftuar krimet e urrejtjes.

Partia “Agimi i Artë” u themelua në vitin 1980 si një organizatë neo-naziste dhe gjatë krizës financiare arriti të bëhej forca e tretë politike në vend. Megjithatë ajo nuk arriti të fitojë asnjë vend në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, të cilat u fituam me një rezultat dërrmues nga partia konservatore Demokracia e Re. (VoA)

Të fundit

Pse u shua task-forca kundër korrupsionit, sipas shoqërisë civile

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën mbrëma, ka votuar për të shuar Departamentin Special Antikorrupsion, i cili funksiononte në kuadër të Prokurorisë Speciale. Për shuarjen

Një i vdekur dhe 130 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Hoti i përgjigjet Lajçakut: Nuk do të preket karakteri unitar i Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special për dialog, Mirosllav Lajçak, ku tha se Kosova edhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime Kushtetuese për të vënën në funksion Aso

Shqipëria dhe Greqia i drejtohen Hagës për çështjen e detit

Greqia dhe Shqipëria bien dakord. Çështja e detit do të zgjidhet nga një palë e tretë, që do jetë Gjykata Ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm grek Nikods Dendias ishte sot në Tiranë në ku

Caktohet data e zgjedhjeve për dy komunat pa kryetar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut

4 shtete hyjnë në listën që u kërkohet testi PCR për të hyrë në Kosovë

Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni, i janë bashkuar listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ. Deri tash, pjesë e kësaj

Info Tjera