MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/13-1.jpeg

Greqia dhe Turqia nisin bisedimet në selinë e NATO-s



Zyrtarët turq dhe grekë u takuan të enjten në selinë e NATO-s për bisedime që synojnë të parandalojnë shkallëzimin e mëtejshëm ushtarak në Mesdheun lindor, ndërkohë që Greqia bëri thirrje për sanksione “me peshë” të Bashkimit Evropian kundër Turqisë.

Zyrtarë ushtarakë nga dy vendet, që të dyja anëtare të Aleancës, do të zhvillonin bisedime në Bruksel të martën pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por NATO-ja i shtyu bisedimet.

Bisedimet e njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg synojnë të parandalojnë një shkallëzim ushtarak nga incidente të tilla siç ishte përplasja mes anijeve ushtarake turke dhe greke muajin e kaluar.

Anijet greke ishin në vëzhgim të një mjeti lundrues turk që bën kërkime për naftë dhe gaz në ujërat e diskutueshme mesdhetare në perëndim të Qipros, një operacion që Greqia e ka dënuar si të paligjshëm.

Ankaraja dhe Athina e shikojnë këtë zonë si pjesë të shelfit të tyre kontinental.

Greqia thotë se çdo bisedim mes palëve do të varet nga largimi i anijes eksploruese turke nga ujërat e diskutueshme, por Turqia ngul këmbë se nuk mund të hyjë në negociata me parakushte.

Bisedimet teknike në selinë e NATO-s nuk do të trajtojnë çështjet thelbësore për mosmarrëveshjet territoriale, por në to mund të diskutohet mbi krijimin e një linje të posaçme komunikimi midis ushtarakëve të të dyja vendeve.

“Turqia vazhdon të mbështesë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes përmes dialogut dhe pa ndonjë parakusht”, tha një burim i palës turke.

Greqia ka bërë thirrje për sanksione të Bashkimit Evropian ndaj Turqisë.

Të enjten, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se BE-ja duhet të vendosë sanksione “me peshë” ndaj Turqisë nëse ajo nuk i tërheq anijet nga zona.

Ai tha se Turqia dhe Greqia kanë nevojë për dialog, “por jo nën kërcënimin e armëve”.

Mosmarrëveshjet në Mesdheun lindor kanë vonuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë, thanë katër diplomatë të BE-së, ndërkohë që janë shtuar edhe tensionet midis Turqisë dhe Francës, të cilat kanë mosmarrëveshje në një mori fushash.

Krerët e BE-së do të takohen në 24 dhe 25 shtator për të diskutuar mbi këto çështje.

Të fundit

Dyfishohen rastet

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Dyshime për viktima pas tërmetit shkatërrues në qytetin e shumë shqiptarëve

Tërmeti me magnitudë 7 ballë deri tani ka shembur 20 godina në qytetin turk të Izmirit, ndërsa shumë të tjera janë dëmtuar rëndë. Deri tani po ashtu flitet për dhjetëra viktima, por ende

Mësuesit kërkojnë të punojnë nga shtëpia

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) në Maqedoni ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që ta rishqyrtojë vendimin për mësimin me prezencë fizike, gjegjësisht t’i le

Miratohet projekt-buxheti për vitin 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-buxhetin 2 milardë e 412 milionë euro për vitin 2021. I kënaqur me këtë buxhet u shpreh kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha ësht

Dialogu Kosovë-Serbi – Një hap tjetër përpara me këndvështrime të ndryshme

Pas një muaj ndërprerje Prishtina dhe Beogradi zhvilluan në Bruksel edhe një raund bisedimesh në nivel ekspertësh të përfaqësuar nga kordinatori shtetëror i Kosovës Skënder Hyseni dhe ai i

Engel: SHBA-ja duhet të luaj rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjid

Info Tjera