MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/DETI-JON-SI-DET-I-PAQES-Pjesa-II-Ilustrim-2-1.jpg

Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi në Jon



Greqia vijon të besojë se zgjerimi i ujërave të saj territoriale në Detin Jon me 12 milje është e drejtë se saj ekskluzive dhe jo subjekt miratimi nga ndonjë palët e tretë.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias thotë se pas përfundimit të marrëveshjeve me Egjiptin dhe Italinë, “tani është çasti që të vazhdohet me vendet e tjera.”

Ministria e Jashtme e Greqisë është duke përgatitur procedurat për zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje në Detin Jonin.

Sipas ministrit të Jashtëm Nikos Dendias, një gjë e tillë është ushtrim ekskluziv i të drejtës që njihet nga Ligji Ndërkombëtar për Detin e që nuk është subjekt kufizimi apo miratimi nga ndonjë palë e tretë.

Duke folur për gazetën “Naftemporiki”, Dendias, thotë se qëllimi i qeverisë greke është delimitimi i të gjitha ujërave kufitare sipas parimeve të ligjit ndërkombëtar si dhe në konsultim me fqinjët.

“Pasi përfunduam marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë, është çasti që të vazhdojmë me vendet e tjera,” tha Dendias pa iu referuar konkretisht Shqipërisë.

I pyetur në Athinë më herët nga gazetarët mbi propozimin e kryeministrit Edi Rama, që të dy vendet t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ose një pale të tretë, Dendias thotë se kjo është gjë që po merret në shqyrtim nga qeveria.

Një gjë të tillë Dendias e përmend edhe në intervistën e fundit për gazetën “Naftemporiki”, por thekson se të dy palët duhet të bien dakord për një gjë të tillë.

Këtu kreu i diplomacisë helene i referohet rastit të fundit me Turqinë dhe thotë se deri më tani Turqia e ka refuzuar mundësinë që palët t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Të fundit

3 të vdekur dhe 197 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Abott: Marrëveshja e Uashingtonit dhe përfshirja e SHBA në dialog, pozitive

Ambasadori britanik, në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur sot për marrëveshjen e Washingtonit të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Abbott vlerëson se kjo marrëveshje i sjell Kosov

Zemaj e Ahmeti paralajmërojnë masa të reja për Prishtinën

Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19 është si pasojë e mos disiplinës individuale. Kështu tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas takimit me kryetarin e komunës së Prishtin

Prishtina prinë me 941 raste aktive

Së fundmi në vend është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19. Vetëm n 24 orët e fundit, të dhëna këto të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, jan

Protesta në të gjithë Italinë për masat anti-COVID

Protesta të dhunshme shpërthyen të hënën në mbrëmje në të gjithë Italinë për kufizimet e reja në përpjekje për të frenuar përhapjen masive të COVID. Në fillim qytetarët protestuan

Kadri Shalës i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

Me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, Kadri Shala, personi të cilit i janë transferuar nga Thesari rreth 2.1 milion euro. Lajmin e ka konfirmuar për mediat, zëdhënësi i policis

Info Tjera