MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/vaccine.png

Grupi i ekspertëve në SHBA rekomandon miratimin e vaksinës ‘Moderna’



Një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi të enjten përdorimin emergjent të vaksinës së koronavirusit të kompanisë Moderna Inc në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar efektivisht një mundësi të dytë për t’u mbrojtur nga COVID-19 për një vend të goditur rendë nga pandemia.

Grupi i ekspertëve ra dakord me me 20 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet tek personat 18 vjeç e lart, një javë pasi i njëjti grup mbështeti një vaksinë të ngjashme nga kompania Pfizer Inc dhe partneri i saj gjerman BioNTech, që u pasua nga një autorizim për përdorim urgjent nga FDA një ditë më vonë.

FDA pritet ta japë këtë autorizim shumë shpejt, që të enjten ose të premten, duke siguruar një tjetër rreze shprese për Shtetet e Bashkuara ku më shumë se 300,000 vetë kanë humbur jetën nga COVID-19 – përfshirë një lartësi një shifër rekord prej 3.580 vdekjesh të mërkurën – ndërsa një numër rekord pacientësh rrezikojnë të mbingarkojnë spitalet dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor amerikan.

Vaksina e Modernës do të fillojë të shpërndahet sapo të marrë dritën e gjelbër nga FDA. Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar i tha televizionit CNBC të enjten se 5.9 milion doza janë dhënë për guvernatorët e shteteve dhe ishin të gatshme për t’u dërguar në të gjithë vendin.

Vaksina e Moderna-s është zhvilluar me një teknologji të ngjashme me atë të Pfizer-it duke përdorur acidin ribonukleik, por mund të ruhet në temperatura shumë më pak të ulta sesa vaksina e Pfizer/BioNTech-ut.

Kjo e bën atë një alternative më të mirë për zonat e thella e rurale.

Të dyja vaksinat janë rreth 95 për qind të efektshme në parandalimin e sëmundjes bazuar në provat klinike të fazes së fundit.

Shtetet e Bashkuara kanë të ngjarë të furnizohen të parët me vaksinën e Moderna-s, dhe kanë nënshkruar për këtë një marrëveshje për të siguruar deri në 200 milionë doza. SHBA pret të marrë 20 milionë dozat e para këtë muaj.

Vaksina e Moderna-s jepet në dy doza me distancë prej 28 ditësh nga njëra tjetra.

Kompania ka nënshkruar marrëveshje mbi vaksinën edhe me Kanadanë, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe po kalon në procese shqyrtimi nga entet e tyre rregullatore.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se presin që të kenë 40 milion doza të vaksinave Pfizer / BioNTech dhe Moderna deri në fund të vitit – të mjaftueshme për të imunizuar 20 milion njerëz.

Vala e parë e dozave pritet të përcaktohet për punonjësit e kujdesit shëndetësor që trajtojnë pacientët me COVID-19 dhe banorët e pambrojtur dhe personelin e shtëpive të të moshuarve.

Dokumentet e përgatitura nga shkencëtarët e FDA-së dhe të bëra publike përpara takimit, thanë se një regjim me dy doza i vaksinës Moderna ishte shumë efektiv në parandalimin e COVID-19 dhe nuk ngrinte ndonjë çështje specifike sigurie./VOA

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera