MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/66465993_2264196010344680_6566010315517984768_n-600x360-1.jpg

Haradinaj nuk do të jetë kandidat për Kryeministër



Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj i tha Gazetës Express se lideri i partisë Ramush Haradinaj do të jetë bartës i listës në zgjedhje por jo edhe kandidat për kryeministër. Selmanaj tha se fokusi i AAK’së është që pas procesit elektoral Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës.

Zgjedhjet që pritet të shpallen do ta konstituojnë legjislaturën e re në Kuvend që më pas do ta zgjedhin qeverinë e re dhe presidentin e ri.

Kësaj radhe, për AAK’në fokus do të jetë posti i presidentit për liderin e tyre Ramush Haradinaj dhe jo ai i kryeministrit.

  • Te infektuar: 49.306
  • Sheruar: 37.155
  • Vdekur: 1.272

 

Haradinaj nuk do të jetë kandidat për Kryeministër

Lajme

Arbër Jashari

23/12/2020 18:01

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj i tha Gazetës Express se lideri i partisë Ramush Haradinaj do të jetë bartës i listës në zgjedhje por jo edhe kandidat për kryeministër. Selmanaj tha se fokusi i AAK’së është që pas procesit elektoral Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Zgjedhjet e katërta brenda dy viteve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë?

Zgjedhjet që pritet të shpallen do ta konstituojnë legjislaturën e re në Kuvend që më pas do ta zgjedhin qeverinë e re dhe presidentin e ri.

Kësaj radhe, për AAK’në fokus do të jetë posti i presidentit për liderin e tyre Ramush Haradinaj dhe jo ai i kryeministrit.

I pyetur nga Express nëse Haradinaj do të jetë zyrtarisht kandidat për kryeministër nga Aleanca, Selmanaj tha se kryetari i partisë do të jetë bartës i listës në zgjedhje por jo edhe kandidat për kryeministër

“Ne shkojmë me bartës të listës me liderin tonë Ramush Haradinaj, do të thotë fokusi ynë është që Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës. Ai nuk është kandidat për kryeministër dhe tash për tash kështu është”, tha Selmanaj për Express.

Selmanaj tha se tani për tani Aleanca do të hyjë në garën zgjedhore e vetme.

“Ne do të shkojmë me listë tonën me Aleancën, a mund  të na bashkohet dikush mbetet mu pa, por tash për tash jemi vetëm si Aleancë”, u shpreh deputeti i AAK’së.

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka qenë i pari që publikisht ka shpallur kandidaturën e tij për president të vendit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës aktualisht është partner qeverisës me LDK’në dhe mban postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri.

Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka konstatuar se qeveria Hoti është formuar në kundërshtim me Kushtetutën dhe se zgjedhjet duhet të shpallen nga presidenti dhe të mbahen brenda 40 ditëve nga dita e shpalljes.

U.d së presidentit Vjosa Osmani ka njoftuar sot se posa ta pranojnë aktgjykimin e plotë nga Kushtetuesja do ta caktojnë datën e zgjedhjeve e që pritet të jetë fundi i muajit janar ose fillimi i muajit shkurt 2021.

Të fundit

Kuvendi shkarkon Metën me 104 vota pro

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qen

Bisedimet Kosovë – Serbi, me 15 qershor

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, do të mbahet me 15 qershor në

Diskutohet për Procesin e Berlinit

Nën drejtimin e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, zhvillohet të martën, 8.6. konferenca e ministrave te jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mbi 1 mijë raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 74 persona me virusin COVID-19 aktiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë

1 mijë e 822 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107,447 raste nga 614,090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,243 raste të vdekjes. Num

Përfundon epoka 12 vjeçare e Netanyahut

Partitë e opozitës izraelite kanë arritur një marrëveshje për të formuar një qeveri të re që do t’i jepte fund mandatit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu si kryeministër. Yair Lapid, udh

Info Tjera