MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/Haxhiu-600x360-1.png

Haxhiu: Vetëm qeverisë së LVV-së nuk mund t’ia kërkojnë asociacionin



Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se kësaj partie nuk do t’ia kërkojnë Asociacionin, kjo pasi që ata kanë kundërshtuar këtë ide që në fillim.

“Vetëm qeverisë së LVV nuk mund t’ia kërkojnë Asociacionin, meqenëse ne e kemi kundërshtuar edhe në vitin 2013 por edhe në vitin 2015”, tha Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”.

Sipas saj kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është më i përshtatshëm për t’i bërë trysni.

“Hoti është tejet i përshtatshëm për t’i bërë trysni pasi që është asistent i Isa Mustafës, nënshkruesit të ‘Zajednices’ me 25 gusht 2015, në dokumentin ku kërkohej vetëm parafimi”, përfundon ajo.

Të fundit

Pse u shua task-forca kundër korrupsionit, sipas shoqërisë civile

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën mbrëma, ka votuar për të shuar Departamentin Special Antikorrupsion, i cili funksiononte në kuadër të Prokurorisë Speciale. Për shuarjen

Një i vdekur dhe 130 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Hoti i përgjigjet Lajçakut: Nuk do të preket karakteri unitar i Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special për dialog, Mirosllav Lajçak, ku tha se Kosova edhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime Kushtetuese për të vënën në funksion Aso

Shqipëria dhe Greqia i drejtohen Hagës për çështjen e detit

Greqia dhe Shqipëria bien dakord. Çështja e detit do të zgjidhet nga një palë e tretë, që do jetë Gjykata Ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm grek Nikods Dendias ishte sot në Tiranë në ku

Caktohet data e zgjedhjeve për dy komunat pa kryetar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut

4 shtete hyjnë në listën që u kërkohet testi PCR për të hyrë në Kosovë

Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni, i janë bashkuar listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ. Deri tash, pjesë e kësaj

Info Tjera