MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/LutfiHaziri77.png

Haziri tregon nëse do të bëjnë koalicione parazgjedhore



Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë së partisë. Pas kësaj mbledhje është deklaruar nënkryetari Lutfi Haziri i cili tha se do të përpiqen që në ditët në vijim ti kryejnë të gjitha obligimet ligjore dhe kushtetuese që u duhen për zgjedhje.

Haziri theksoi se LDK’ja në këto zgjedhje do të përfaqësohet me mera kredibil dhe që përfaqësojnë ideologjinë e kësaj partie.

“Ne jemi të gatshëm që edhe nesër edhe në ditët në vijim që ti përmbushim obligimet ligjore dhe kushtetuese, në mënyrë që në afate ligjore emrat e LDK’së me u zbardh. Kanë me qenë emra kredibil, burra e gra që përfaqësojnë ideologjinë dhe politikën  e LDK’së duke përfaqësuar rininë tonë por edhe komunitete e tjera përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë “, ka deklaruar ai.

Nënkryetari e pranoi se LDK’ja është duke biseduar edhe me parti të tjera për koalicione, teksa shtoi se kjo çështje do të finalizohet javën e ardhshme.

“Ende nuk ka përfunduar asgjë,. Janë në bisedime. Kryetari i LDK’së dhe kandidati kryeministër kanë autorizimet për të realizuar takime qoftë me parti politike ashtu edhe me eksponent të tjerë. Në vet faktin që janë në bisedime e sipër nuk dua ti diskutojë më shumë por deri javën e ardhshme duhet të zyrtarizohen. Parimisht koalicione parazgjedhore nuk do të ketë, në kuptim klasik. Do të ketë koalicion e me parti ose individë që përfaqësohen me një listë të përbashkët politike”, ka thënë nënkryetari.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të  Kosovës dhe i ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.

Kujtojmë që deri tek kjo situatë erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi, votë e cila ishte vendimtare për formimin e Qeverisë “Hoti”.

Të fundit

Ischinger i reagon Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, lija Kosovën njerëzve të saj

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka reaguar ndaj ish-emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili tha se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë at

PE kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këto raporte, duke marrë parasysh se janë përmbushur të g

Ndryshon kategorizimi, ja cilat komuna hynë në zonën e kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka bërë katergorizimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000

Mbi 500 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar

Partitë pa qëndrim për zgjidhjen e Presidentit

Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, nuk parasheh se mund të ketë probleme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osm

Shqipëria siguron 1.6 milionë vaksina

Nga marsi deri në qershor, do të bëhet një vaksinim masiv i popullsisë për t’i dhënë mundësi dhe shpresë turizmit këtë vit. Kryeministri Rama u shpreh sot optimist se ky projekt mund të

Info Tjera