MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/auto_Avdullah-Hoti-696x3931600763524-1.png

Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur



Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i sigurt se Kosova nuk do të bëjë kompromise për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë.

Ai u shpreh i pasigurt për mënyrën e vazhdimit të dialogut pas insistimit të palës serbe për të hapë temën e asociacionit, por tha se i njëjti nuk do të ngecë për fajin e Kosovës.

Pas inaugurimit të një rruge sot në Prizren, kreu i qeverisë ka komentuar kushtëzimin e PDK-së për hyrje në qeveri dhe dështimin e miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike pas pesë herë votimi në Kuvend.

“Asociacioni është një temë e kryer, e përmbyllur në vitin 2013. Por dialogu nuk do të ngecë për shkak të Kosovës. Jemi shtet i pavarur, parimet i kemi të qarta të dakorduara me miqtë tanë ndërkombëtar. Mbi bazën e këtyre parimeve jemi të gatshëm për dialogun…Kompromiset Kosova i ka bërë në vitin 2008 kur e ka shpall pavarësinë”, tha ai.

I pyetur se a do të bëjë kompromis LDK-ja për të votuar një president të PDK-së, Hoti nuk e mohoi një mundësi të tillë.

“Qeveria është duke funksionuar normalisht, shumica parlamentare është stabile. Po e realizojmë programin qeverisës me partnerët që kemi marrëveshje…Atë që mund të them se kur të vijmë tek ajo pikë në shkurt, duhet të ulen të gjitha partitë politike. Pa përjashtim per të siguruar 80 vota në Kuvend, e përtej kësaj për të mbërritur konsensusin rreth një emri që na përfaqëson mundësinë”, tha ai.

Përkundër që pesë herë radhazi shumica parlamentare e qeverisë nuk arriti të miratojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Hoti tha se kjo nuk nënkupton asgjë.

“Nënkupton se jo të gjithë deputetët e koalicionit qeverisës kanë qenë në Kuvend, vetëm këtë nënkupton. Disa kanë qenë në udhëtim disa për arsye të ndryshme atë ditë e kanë pasur të pamundur. Në seancën e radhës besoj që do të votohet”, tha ai.

Krahas kësaj Hoti tha se ai është kryeministri më transparentë që ka pasur vendi./Kp/

Të fundit

Prokuroria e Posaçme: Propozimi i presidentit Thaçi për mandatin e Gjykatës së Posaçme – jo kushtetues

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë, e cilësoi jo kushtetues propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Spoti i ri i Joe Biden me zërin e famshëm amerikan injoron totalisht Trump

Joe Biden, kandidat për president i Shteteve të Bashkuara ka publikuar spotin e rij në të cilin ka zgjedhur të flasë vetëm në fund. Gjatë gjithë videos e prezanton zëri i famshëm i aktorit

Pse u shua task-forca kundër korrupsionit, sipas shoqërisë civile

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën mbrëma, ka votuar për të shuar Departamentin Special Antikorrupsion, i cili funksiononte në kuadër të Prokurorisë Speciale. Për shuarjen

Një i vdekur dhe 130 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Hoti i përgjigjet Lajçakut: Nuk do të preket karakteri unitar i Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special për dialog, Mirosllav Lajçak, ku tha se Kosova edhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime Kushtetuese për të vënën në funksion Aso

Shqipëria dhe Greqia i drejtohen Hagës për çështjen e detit

Greqia dhe Shqipëria bien dakord. Çështja e detit do të zgjidhet nga një palë e tretë, që do jetë Gjykata Ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm grek Nikods Dendias ishte sot në Tiranë në ku

Info Tjera