MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/received_1636964533123723.jpeg

Hoti dhe Rama shpalosin marrëveshjet



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se është në koordinim me ambasadorin Grenell për të zhvilluar një takim të dytë në Uashington, pas refuzimit të atij të 27 qershorit.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, ai tha se në këto diskutime, ku e pranishme do të jetë edhe pala serbe, Kosova hyn me njohjen reciproke dhe normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese të gatshme, që të marrin përgjegjësitë që i takojnë, jam në koordinim me ambasadorin Grenell. Do të ulemi shumë shpejt së bashku në një takim, për çështje politike të dialogut. Ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Hoti.

Kryeministri kosovar shpalosi edhe tri projektet që sipas tij do të realizohen me Shqipërinë.

“Tri projekte madhore që për neve kanë qenë strategjike, e para është porti i Durrësit, e dyta në sistemin e energjisë për t’u kujdesur në afat gjatë për të zgjedhur këtë problem, duke konsideruar ndërtimin edhe një hidrocentrali të Kosovës në territorin e Shqipërisë. Ndërsa e treta është bashkimi përmes hekurudhave”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryeministri shqiptar u pyet për zhvillimet e fundit në Kosovë pas aktakuzave.

E di që ka politikanë dhe udhëheqës që duan të drejtojnë gjithë Ballkanin, ndërkohë që kanë përgjegjësi të drejtojnë partinë e tyre, por unë nuk jam ndër ata. Unë nuk kam asnjë të drejtë dhe natyrisht nuk marr përsipër në asnjë mënyrë që t’ju tregoj miqve, vëllezërve, kolegëve në Kosovë se çfarë duhet të bëjnë për atë që është detyra e tyre në administrimin e jetës politike. E para nuk mendoj se jam aq i zgjuar sa të jap mend nga Tirana, si të qeveriset Kosova, edhe pse në hapësirën shqiptare ka shumë individë që mund të drejtojnë edhe botën nëse do të kishin disponiliteitin e dëgjimit nga liderët botërorë. Është e drejtë e tyre a e ngushtojnë, a e zgjerojnë qeverinë, a zgjedhin diçka tjetër, kjo është absolutisht e drejta dhe detyra e tyre. Nuk është e drejta dhe detyra ime të jap mend, apo të bëj komente. Unë kam komentuar dhe mund të komentoj vendime të caktuara kur lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve apo interesat e shqiptarëve në aspektin e përballjes me Serbinë në këtë luftë të ftohtë diplomatike”.

Pavarësisht se gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu dhe njëherë mbështetjen për Vuçiç mbi minishengenin ballkanik, tashmë pas deklaratës së këtij të fundit për mosnjohjen e Kosovës, Rama e cilësoi provokim.

Rama u shpreh se Vuçiç mund të shkojë ku të dojë por në fund do të ulet e do të bisedojë me palën kosovare.

“Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë edhe në Hënë por në fund do të ulet me ne, autoritetet e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo nuk e njeh ai, është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë që do të mbështesim deri në fund, Prishtinën. Por, përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, njëra barrikadimi, tjetra përballimi. Barrikadimi është në dëmin tonë, jo në dëm të Serbisë. Përballimi sy më sy dhe drejt për drejt me mjetet e paqes, është sfida jonë, fiton kush është më i mençur dhe të tregojë forcën e mendjen dhe të largpamësisë. Nuk fiton kush bën të fortin me Facebook apo deklarata përçarëse duke shfrytëzuar emocione apo koniunktura të brendshme që po shpëton atdheun nga tradhtarët. Nuk mund të jemi ndarë dhe të sherrosemi për interesin strategjik dhe pjesë thelbësore e këtij interesi është procesi i dialogut për të arritur në njohjen përfundimtare. Çfarë presim ne? Që Presidenti i Serbisë të deklarojë që do njohë Kosovën, apo presim që Presidenti të tregojë se ndjehet keq që ne nuk jemi në gjendje të flasim me një zë. Mos i prisni këto, nuk kanë për të ndodhur derisa të ndodhin. Kjo është një luftë diplomatike, është shah, nuk është boks. Ne e kemi shumë të lehtë të biem në gracka banale siç është ajo e një grupi që qenka e angazhuar në një pazar për të ndarë Kosovën edhe e një grupi që ta mbrojë Kosovën nga armiku i brendshëm”, tha Rama.

Të fundit

Haradinaj: Pa SHBA nuk ka dialog

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë. Ka thënë se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është

201 të shëruar, 225 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve n

Ministria e Arsimit sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ( MAShTI) ka sqaruar se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private është kompetencë e saj Përmes një njo

BE i dorëzon ShSKUK-së 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe pajisje tjera

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19. Pako

Gjeloshaj, bartës i Listës shqiptare

Lista Shqiptare e përbërë nga Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Përspektiva dhe Unioni i Tuzit, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, si bartës të listës ka për

IKSHPK me apel për të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë apel të moshuarve të rrinë në shtëpi në këtë situatë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19. IKSHPK në një postim në rrjetin soc

Info Tjera