MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/Hotiii.jpg

Hoti: dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se pavarësisht propozim aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë.

Në mbledhjen e Qeverisë, Hoti deklaroi se janë duke punuar për një ekip shtetëror të kryesuar nga ai për të udhëheq dialogun me Serbinë.

“Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e gatshme për këtë proces, jemi duke punuar për një delegacion, ekip shtetërore të kryesuar nga kryeministri”, tha ai.

Në këtë mbledhje u votua edhe “Këshilli i Ekspertëve për dialogun me Serbinë”, por pa u përmendur emrat që do ta përbëjnë atë.

I pari i qeverisë paralajmëroi se shumë shpejtë do të fillojnë procedurat karshi vërejtjeve të Kushtetueses për të proceduar në Kuvend, Ligjin e pagave.

“Ne shprehim zotimin për fillimin e shpejtë të procedurave karshi vërejtjeve të këtij ligji në mënyrë që të procedojmë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Kabineti qeveritar mori vendim edhe për sistemimin e përkohshëm të strukturave të Ministrisë së Integrimeve në Zyrën e Kryeministrit, derisa u tha se shumë shpejtë do të bëhet një agjenci për Integrime Evropiane.

Ndërkaq, propozim-vendimi për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial, “Adem Jashari” u shty për mbledhjen e ardhshme.

Të fundit

Haradinaj: Pa SHBA nuk ka dialog

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë. Ka thënë se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është

201 të shëruar, 225 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve n

Ministria e Arsimit sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ( MAShTI) ka sqaruar se licencimi i Institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private është kompetencë e saj Përmes një njo

BE i dorëzon ShSKUK-së 30 ventilatorë, 200 pulsiksometra dhe pajisje tjera

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19. Pako

Gjeloshaj, bartës i Listës shqiptare

Lista Shqiptare e përbërë nga Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Përspektiva dhe Unioni i Tuzit, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, si bartës të listës ka për

IKSHPK me apel për të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë apel të moshuarve të rrinë në shtëpi në këtë situatë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19. IKSHPK në një postim në rrjetin soc

Info Tjera