MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/hotii.jpg

Hoti i prerë: Asgjë nga dialogu nuk zbatohet pa arritjen e marrëveshjes përfundimtare



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, ku komentoi të arriturat e Raportit të Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Evropian, foli edhe për çështjen e dialogut me Serbinë.

Hoti tha se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë arsye përse ta pengojë procesin e dialogut. Sipas tij, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare.

Ai tha se tashmë Kosova dhe Serbia paraqiten dhe trajtohen të barabarta në këtë proces, si dy shtete të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën.

Hoti po ashtu theksoi se asnjë marrëveshje që është arritur deri më tani nuk do të zbatohet pa nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare.

“Kjo qeveri nuk ka frikë ti qaset dialogut si të tjerët. Ne do të ulemi në tavolinë sepse parimet janë të qarta dhe të dakorduara brenda vendit, por edhe jemi dakorduar me miqtë tanë ndërkombëtar. Nisim prej faktit se nuk ka rrugë tjetër për ti zgjidhur çështjet mes Kosovës dhe Serbisë përveç dialogut. Edhe nëse duhet një, dy apo edhe pesë vjet, ne do të dialogojmë deri sa të mbërrijmë në finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Zgjidhje tjetër nuk ka. Nuk kam frikë ti qasem të gjitha temave që shtrohen në tavolinë të dialogut mbi këto parime të qarta të qeverisë sonë. Ne nuk mund të themi dhe t’i fajësojmë të tjerët pse s’po na konsiderojnë të barabartë në tavolinë të dialogut. Kemi marrë njohje që kanë qenë të rënda dhe të vështira për Kosovën dhe jemi kthyer në qendër të ndërkombëtarëve dhe për të qenë kredibil për këtë me përpjekje të BE-së dhe SHBA-së dhe vendeve të tjera dhe na mbështesin si shtet i pavarur në konsolidimin e shtetësisë sonë në arenën ndërkombëtare. Ne jemi duke dialoguar mbi baza të barabarta si dy shtete fqinje që nuk e njohin njëra-tjetrën. Dhe mbi këtë bazë mendoj se të gjithë duhet t’i japim mbështetjen këtij procesi të rëndësishëm. Kur them se tema e asociacionit është e mbyllur e them në kuptimin që është marrëveshje e vitit 2013 e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe është një marrëveshje tjetër e parimeve e vitit 2015 dhe është një opinion i Gjykatës Kushtetuese. Nga ky këndvështrim kjo temë është e mbyllur por është një obligim i shtetit të Kosovës dhe ne do ta respektojmë atë. Por vlejnë parimet në procesin e dialogut dhe mbi këtë parim, asgjë nuk pajtohemi nëse nuk pajtohemi për të gjitha dhe asgjë nuk zbatohet nuk fillon së zbatuari deri sa të përmbyllet marrëveshja finale me njohje reciproke. Sepse e kemi ngritur procesin e dialogut jo për një zgjidhje të përkohshme, por për një zgjidhje përfundimtare që e mbyll një herë e përgjithmonë, i normalizon përgjithmonë marrëdhëniet midis dy vendeve”, theksoi Hoti.

Të fundit

Pse u shua task-forca kundër korrupsionit, sipas shoqërisë civile

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën mbrëma, ka votuar për të shuar Departamentin Special Antikorrupsion, i cili funksiononte në kuadër të Prokurorisë Speciale. Për shuarjen

Një i vdekur dhe 130 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i

Hoti i përgjigjet Lajçakut: Nuk do të preket karakteri unitar i Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur emisarit special për dialog, Mirosllav Lajçak, ku tha se Kosova edhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime Kushtetuese për të vënën në funksion Aso

Shqipëria dhe Greqia i drejtohen Hagës për çështjen e detit

Greqia dhe Shqipëria bien dakord. Çështja e detit do të zgjidhet nga një palë e tretë, që do jetë Gjykata Ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm grek Nikods Dendias ishte sot në Tiranë në ku

Caktohet data e zgjedhjeve për dy komunat pa kryetar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut

4 shtete hyjnë në listën që u kërkohet testi PCR për të hyrë në Kosovë

Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni, i janë bashkuar listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ. Deri tash, pjesë e kësaj

Info Tjera