MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/auto_Avdullah-Hoti-696x3931600763524-1.png

Hoti kërkon kujdes edhe pse është vënë nën kontroll virusi



Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka vënë në kontroll pandeminë Covid-19.

Ai gjatë një vizite në ShSKUK duke diskutuar me drejtorët e Klinikave është shprehur optimist se vendi është në rrugën e duhur për të menaxhuar me sukses edhe mundësinë e një vale të re të koronavirusit.

Krahas kësaj, shefi i ekzekutivit paralajmërojë reforma dhe ristruktuim të thellë në shëndetësi. Ndërkohë iu premtojë mantelbardhëve edhe stimulime financiare.

E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se në këtë kohë do të kërkojnë riorganizim shtesë për të avancuar shërbimet shëndetësore në nivel vendi.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi thuri lavde për kryeministrin Hoti duke thënë se falë qeverisë së tij kanë arritur të menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme pandeminë Covid 19.

“Jemi në rrugë të mbarë. Para dy muajve 30-40 përqind e qytetarëve nuk besonin se ky virus është i rrezikshëm, tani situata është krejtësisht Ndryshe. Lutem që kjo situatë që është krijuar tashmë një lloj kontrolli mbi pandeminë të vazhdojë dhe të shtrëngojmë ndoshta masat që të përgatitemi për vjeshtë. E di që ministri ka presione të ndryshme bga kuadro të ekonomisë e shoqërisë, arsimit e sportit, por për mua është e rëndësishme të balancojmë të gjitha çështjet, por duke vendosur jetën e qytetarëve në rend të parë. Siç po e shohim vala e dytë është kthyer në Evropë, ne po bëhemi gati që të jemi të përgatitur”, u shpreh Hoti.

Të fundit

Prishtina prinë me 941 raste aktive

Së fundmi në vend është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19. Vetëm n 24 orët e fundit, të dhëna këto të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, jan

Protesta në të gjithë Italinë për masat anti-COVID

Protesta të dhunshme shpërthyen të hënën në mbrëmje në të gjithë Italinë për kufizimet e reja në përpjekje për të frenuar përhapjen masive të COVID. Në fillim qytetarët protestuan

Kadri Shalës i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

Me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, Kadri Shala, personi të cilit i janë transferuar nga Thesari rreth 2.1 milion euro. Lajmin e ka konfirmuar për mediat, zëdhënësi i policis

205 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-P

Rreth 900 gjoba për mos respektim të masave ndaj COVID-19

Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 894 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID që u vendosën nga institucionet shëndetësore. Ndërsa, 663 etiketa trafiku janë shqipt

Pse qeveria suedeze rekomandon që popullata e moshuar të mos izolohet?

Teksa vendet e tjera evropiane po shtrëngojnë masat kufizuese për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me COVID-19, Suedia ka porositur qytetarët e saj mbi moshën 70 vjeçare

Info Tjera