MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/shkollat-hoti.jpg

Hoti kërkon kujdes maksimal nga nxënësit e mësimdhënësit



Kryeministri Avdullah Hoti kërkoi sot nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit kujdes maksimal, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ai tha se mësimi në banka është i pazëvendësueshëm, prandaj apeloi për respektim të masave anti-Covid.

Kreu i Qeverisë e bëri këtë koment në fshatin Magur të Lipjanit ku bashkë me ministrin e arsimit Ramë Likaj mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shkollës fillore të mesme e ulët “Haradin Bajrami”.

“Unë shfrytëzoj rastin që në ditën e parë të mësimit të vitit të ri shkollor që t’iu kërkoj të gjithë nxënësve arsimtarëve, prindërve kujdes maksimal. Kemi punuar shumë gjatë këtyre javëve bashkë me ministrin e Arsimit, Shëndetësisë që të krijojmë kushtet e nevojshme në mënyrë që të krijojmë kushte që nxënësit të mos mbesin prapa. Mësimi nuk merret askund sikur në bankat shkollore, por po ashtu jemi të rrezikuar me këtë situatë që po përballemi dhe bashkë mund t’ia dalim kësaj situate… besoj që kjo shkollë më shumë se çdo tjetër me 3 mijë e diçka metra me kabinetet i plotëson kushtet”, tha Hoti.

Fillimi i këtij viti shkollor u bë në dy faza. Klasat 1,2,3,6 dhe 10 kanë nisur sot mësimin, kurse klasat e katërta dhe pesta u është lënë drejtorive komunale të arsimit të vendosin se në çfarë metode do e vazhdojnë mësimin. E faza e dytë e mësimit do të nis me 21 shtator përkatësisht nxënit e klasave 7,8,9,11 dhe 12.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se tashmë ka ndarë mbi gjysmë milionë maska.

Të fundit

Trump deklarohet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka folur pas emërimit si kandidat për Çmimin Nobel për Paqe. Ai gjatë një tubimi në fushatën në Karolinën e Veriut, ka thënë

Katër shqiptarë Ministra të Jashtëm në Ballkan

Udhëheqësi i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të ketë postin e ministrit të jashtëm në Qeverinë e re të Malit të Zi. Ministra të Jashtëm shqiptarë në sht

Greqia nuk tërhiqet nga zgjerimi në Jon

Greqia vijon të besojë se zgjerimi i ujërave të saj territoriale në Detin Jon me 12 milje është e drejtë se saj ekskluzive dhe jo subjekt miratimi nga ndonjë palët e tretë. Ministri i Jasht

OBSH: COVID-19 do të vazhdojë të përhapet për një kohë të gjatë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pandemia do të vazhdojë të përhapet nëpër botë për një kohë shumë të gjatë teksa krejt energjia do të mbetet e përqendruar

BBC raporton për operacionin e policisë së Kosovës në Karaçevë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, kundër kazinove dhe krimit të organizuar. Me këtë rast ka raportuar edhe med

63 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmim

Info Tjera