MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/hotii.jpg

Hoti: Kujdes, pandemia nuk ka kaluar



Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se viti i ri shkollor fillon të hënën, duke shtuar se janë bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme për fillimin e mësimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe drejtoritë për arsim të komunave, në konsultim me SBASHK-un dhe prindërit.

Tutje, i pari i vendit theksoi se Ministri Likaj ka përgjegjësi të madhe në këtë kohë, dhe të gjithë i kemi qëndruar në mbështetje të plotë, si me buxhet ashtu edhe me mbështetje institucionale.

Postimi i plotë:

Të dashur nxënës, prindër dhe arsimtarë,

Të hënën nis viti i ri shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe drejtoritë për arsim të komunave, në konsultim me SBASHK-un dhe prindërit, i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të mbarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja kanë qenë në mbështetje të plotë të ndaj kërkesave të Ministrit Likaj dhe komunave lidhur me përgatitjet e nevojshme, duke dhënë udhëzime të detajuara për organizimin e mësimit. Ministri Likaj ka përgjegjësi të madhe në këtë kohë, dhe të gjithë i kemi qëndruar në mbështetje të plotë, si me buxhet ashtu edhe me mbështetje institucionale.

Në dy javën e fundit janë verifikuar ambientet shkollore për plotësimin e kushteve për mësim sipas udhëzimeve të IKSHPK-së. Janë zhvilluar edhe protokollet e sjelljes në rast të paraqitjes së rasteve të infektimeve në shkolla.

Tash është në dorën tonë si prindër që të kujdesemi që fëmijët tanë të respektojnë në mënyrë strikte udhëzimet e IKSHPK-së, duke filluar nga shfrytëzimi i transportit për në shkollë, hyrja në shkollë, qëndrimi në klasë, mbajtja e distancës, mbajtja e maskës, pastërtia e duarve dhe udhëzimet e tjera.

Rreziku nga infektimi mbetet shumë i lartë, pavarësisht rënies së shifrave në ditët e fundit. Na duhet mobilizim i plotë i të gjithëve për të ruajtur jetën e atyre që më së shumti janë në rrezik, sidomos tani kur po shkojmë drejt vjeshtës me gjendje të rënduar edhe për shkak të gripit sezonal.

Të punojmë së bashkë, me disiplinë maksimale në respektim të masave mbrojtëse, në mënyrë që fëmijët tanë të jenë të sigurt, të kenë mundësi të marrin dijen në bankat shkollore, dhe të mos detyrohemi të ndërpremë prapë mësimin.

Të fundit

Dy të vdekur dhe 43 raste të reja

Siç njofton IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga S

Zaev: Hapja e kufijve në duart e autoriteteve shëndetësore

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, pas përurimit të vitit të ri shkollor ka komentuar zërat për përçarje mes ministrave të BDI-së dhe LSDM-së në lidhje me vendimin

Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur

Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i sigurt se Kosova nuk do të bëjë kompromise për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë. Ai u shpreh i pasigurt për mënyrën e vazhdimit të dia

Policia me aksion të ri në Karaçevë

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të 01 Tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosov

Hysni Gucati paraqitet sot në Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) Hysni Gucati do të paraqitet sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë. G

Kosova i bashkohet aksionit të Interpolit

Kosova është pjesë e shteteve pjesëmarrëse në një aksion të kryer nga INTERPOL-i dhe Europoli ku është luftuar krimi i organizuar me ç’rast janë arrestuar 166 persona. Sipas një njoftim

Info Tjera