MP Plus http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/EhFOUrxX0AM1dl9.jpg

Hoti paralajmëron zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së Washingtonit



Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se projektet që janë të përfshira në marrëveshjen që u nënshkrua më 4 shtator në Washington, me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, do të fillojnë së zbatuari gjatë muajve të ardhshëm.

Këtë deklaratë, Hoti e ka bërë gjatë takimit me Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.

Gjatë këtij takimi, i pari i ekzekutivit ka thënë se është një listë e gjatë e projekteve infrastrukturore dhe energjetike, për të cilat komuniteti i biznesit dhe odat ekonomike, duhet të ndihmojnë në zbatimin e tyre.

“Në fund atë që deshta të sjellë në vëmendje është një listë e zhvillimeve të marrëveshjeve ekonomike dhe politike që lidhen me Kosovën, për të cilën besoj që komuniteti duhet të jetë i përgatitur për këto zhvillime në muajt e ardhshëm. Ndoshta e kemi diskutuar edhe më herët për Marrëveshjen e Washingtonit. Është një listë bukur e gjatë e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe energjetike, për të cilat komuniteti i biznesit dhe odat ekonomike duhet të na ndihmojnë dhe të jenë gati për të qenë pjesë e zbatimin e e këtyre marrëveshjeve, pjesë e procedurave”, ka deklaruar Hoti.

Hoti e ka veçuar marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën.

“Në veçanti hekurudhën dhe autostradën por edhe sjelljen e gazit në Prishtinë, por edhe hekurudha për në Durrës që janë projekte të mëdha dhe që kërkojnë përfshirje bukur të gjerë ndërsektoriale të bizneseve”, ka thënë Hoti gjatë këtij takimi.

Të fundit

Biden telefonon Merkelin: Flasin për dialogun Kosovë-Serbi

ShBA-ja dhe Gjermania ranë dakord të koordinojnë politikat e tyre të jashtme për Ballkanin Perëndimor. Një angazhim i tillë u mor drejtpërdrejt gjatë telefonatës së parë midis presidentit

Rama flet për vaksinën anti-Covid

Kryeministri Edi Rama foli për vaksinën anti-Covid, duke thënë se ditët në vijim do të japë lajme të mira. Kreu i qeverisë u shpreh se është në kontakte të vazhdueshme me kompaninë Pfiz

Kjo është gjendja e rrugëve

Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se kompanitë e mirëmbajtjes në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit kanë intervenuar me kripë për shkak të temperaturave të ulëta s

Kurz: Serbia s’mund të hyjë në BE pa normalizimin e raporteve me Kosovën

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka deklaruar se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do pranohet në Bashkimin Evropian, pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën. Një q

Fiaskoja e vaksinimit në Europë

BE ndodhet në drejtim të vaksinimit shumë më pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Pas problemeve organizative në fillim, tani mungojnë vaksinat. Komisioni Europian kishte porositur rreth 8 mil

10 të vdekur dhe 311 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi

Info Tjera